Kosova

Jahjaga takon drejtuesit e drejtësisë dhe integrimeve evropiane

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, zhvilloi sot një takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ministrin e Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, ushtruesin e detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Sylë Hoxha dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.
jahjaga191Takimi i Presidentes Jahjaga me udhëheqësit e institucioneve përgjegjëse u zhvillua me qëllim të bashkërendimit dhe të harmonizimit të veprimeve ndërinstitucionale në përmbushjen e rekomandimeve të mbetura në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Në këtë takim u diskutua edhe për angazhimin e institucioneve të Kosovës në parandalimin e migrimit ilegal.
“Presidentja Jahjaga dhe udhëheqësit e institucioneve përgjegjëse biseduan për përshpejtimin e procesit të plotësimit dhe të miratimit të pakos legjislative, për bashkërendimin më të mirë institucional në fushën e sundimit të ligjit, për efikasitetin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial si dhe u pajtuan për dinamikën e zbatimit të të gjitha rekomandimeve të mbetura për procesin e liberalizimit të vizave, i cili tashmë është në fazën përfundimtare”, thuhet në një komunikatë të zyrës së Presidencës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button