Te ndryshme

Kërshëri,zbulohet hyrja në piramidat e mëdha të Gizës

Sipas tregimeve të historianit grek, Herodotit, Piramidat e Gizës kishin një platformë të pjerrët që të çonte rreth 950 metra nën brendësinë e tyre (edhe pse egjiptologët bashkëkohorë thonë se në të vërtetë, ajo është pak a shumë 825 metra e gjatë).

3698Historiani thoshte gjithashtu se ndërtimi i saj ishte me të vërtetë mbresëlënës dhe se ndërtimi kishte kushtuar 10 vjet punë të vështirë. Ai përshkruante edhe dekorimet e mureve, të zbukuruara me gravura dhe vizatime të gdhendura në gur.

“Që prej kohëve të lashta, dijetarët kanë kërkuar mbetjet e kortezhit të platformës së pjerrët, pa asnjë sukses, derisa kohët e fundit, një zotëri i një vendi fqinj, i cili nuk ka dashur të identifikohet, ka gjetur diçka vërtet të dyshimtë”, thuhet në sajtin italian “Curiosone”!

Zotëria, banor në zonën e Rrafshët të Gizës, dhe në veçanti në fshatin El Haraneya, gërmoi në kopshtin e tij në një thellësi prej 10 metrash, ku më pas gjeti edhe gjurmët e çuditshme, pavarësisht se gërmimi dhe shpimi në atë zonë ishte i ndaluar. Në fund, ai e kuptoi se ajo që kishte zbuluar, ishte një thesar i çmuar: bëhej fjalë për platformën e pjerrët që të shpie në piramidat e Keopsit, ose të quajtura ndryshe të Gizës. Zotëria ka njoftuar menjëherë autoritetet e shtetit, të turizmit e të antikitetit, të cilat ngarkuan një arkeolog të rëndësishëm për të kontrolluar vërtetësinë e zbulimit.

Ndërkohë që kryheshin hetimet, zona u rrethua dhe u vu nën kontroll të rreptë nga autoritetet përgjegjëse. Pas hulumtimit, studiuesi ka konfirmuar se zbulimi i përgjigjet me të vërtetë platformës së pjerrët (të tunelit) të piramidave të Gizës, e kërkuar më parë pa sukses, me një harxhim të madh energjish njerëzore dhe mjetesh teknologjike.

Deri më sot, kanë mbetur vetëm pak mbetje nga kortezhi i platformave të pjerrëta që çonin në piramida të tjera; ato të ruajtura më mirë i përkasin piramidës së Unas-it.

Rampa në fjalë kishte të njëjtin funksion si ato të piramidave të Gizës, domethënë lidhet në kohë dhe drejtim të rrymës me tempullin e funeraleve. Bëhet fjalë për një lloj tuneli të shtruar me gurë gëlqerorë, si poshtë ashtu edhe anash tij. Ai ishte “mbuluar” me një tavan mbi të cilin ishin pikturuar yje. Për të futur dritën, në tavan ishin realizuar çarje shumë të vogla. Por për fat të keq, për momentin, autoritetet e atjeshme nuk kanë dhënë ende lajmin specifik mbi gjetjen e këtij tuneli që të çon drejt piramidave të Egjiptit, imazhet dhe gjithçka tjetër.

Diçka rreth piramidave të Gizës

Në këtë kompleks bëjnë pjesë gjithsej 6 piramida (prej tyre 3 të mëdha). Më e madhja nga to është piramida e madhe e Gizës e cila njihet me emrin piramida e Keopsit, me një sipërfaqe prej 1380000 metrash katrorë, e cila përbëhet prej 2 milionë gurësh, secili me 2 tonë peshë. Por në disa raste, pesha e gurit shkon deri në 30 tonë, peshë të cilën vështirë se e bart edhe një kamion i madh.

Piramida e madhe e Gizës peshon 6 milionë tonë, më shumë se çdo gjë që ka ndërtuar njeriu deri më tani. Ato janë aq të mëdha sa mund të shihen edhe nga stacioni ndërkombëtar hapësinor, madje edhe nga Hëna. Besohet se në të kaluarën, piramidat kanë qenë të zbukuruara me ar të pastër, e me gurë tepër të çmuar. Deri më sot është menduar se këto struktura gjigante janë produkt dhe rezultat i dijetarëve të lashtë egjiptianë, dhe i një fuqie punëtore me rreth 2 milionë skllevër.

Piramidat e Gizës thuhet se janë ndërtuar gjatë dinastisë egjiptiane, 4.500 vjet më parë. Bëjnë pjesë në 7 mrekullitë e botës antike, vend ku sekretet dhe të panjohurat për kohën gjenden më shumë se çdo kund tjetër. Flitet se këto piramida janë ngritur nga po ata arkitektë që ngritën edhe piramidat e tjera të këtij vendi, për nderimin e faraonëve të vdekur, dhe si vend ku ata do të marrin rrugën drejt perëndisë e përjetësisë.

Sipas shumë studiuesve e shkencëtarëve nga e gjithë bota, në piramidë gjendet e kaluara dhe e ardhmja e njerëzimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button