Home / Kronika / Didi: Policia shqiptare ka fituar besimin e partnerëve të huaj; Rocca: Keni mbështetje të plotë

Didi: Policia shqiptare ka fituar besimin e partnerëve të huaj; Rocca: Keni mbështetje të plotë

– Kryepolici Didi takon Zv/Drejtorin e Përgjithshëm  të Policisë italiane, Fulvio Della Rocca –

 1..Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ka deklaruar se partnerët e huaj tashmë kanë besim tek policia shqiptare.

Këtë deklaratë Didi e tha paraditen e sotme, teksa priti në një takim Zv/Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë italiane, Fulvio Della Rocca, i cili shoqërohej edhe nga zyrtarë të  tjerë të lartë të policisë italiane. Në takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Italisë në Tiranë,  Massimo Gaiani, si dhe Shefi i Misionit PAMECA IV,  Giorgio Butini.

Didi evidentoi bashkëpunimin në nivele shumë të larta që ekziston mes policive të dy vendeve dhe u shpreh se takimet tashmë duken të zakonshme, pasi aq shumë bashkëpunim kemi pasur gjatë vitit që shkoi, në shkëmbim të informacioneve dhe të takimeve dypalëshe, sa tashmë duket sikur jemi një polici. Ai veçoi gjithashtu edhe zhvillimin e operacioneve të përbashkëta në luftë kundër krimit të organizuar, të kapjes dhe ekstradimit të të kërkuarve nga organet e drejtësisë së vendeve tona, të monitorimeve nga ajri për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Ishte pikërisht ky bashkëpunim dhe shkëmbimi i shpejtë i informacionit mes dy policive që gjatë vitit 2014 solli goditjen e disa grupeve kriminale të trafikut të drogës, vuri në dukje Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Kryepolici Didi takon Zv/Drejtorin e Përgjithshëm  të Policisë Italiane Fulvio Della Rocca-

Kryepolici Didi takon Zv/Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Italiane Fulvio Della Rocca-

Gjithashtu Didi vuri në dukje edhe zhvillimin e suksesshëm të operacioneve të përbashkëta me partnerët e tjerë si me Belgjikën, Gjermaninë, Malin e Zi, etj.,  sikundër vlerësoi edhe bashkëpunimin me Maqedoninë, ku vitin e fundit është evidentuar rritje e këtij bashkëpunimi. Ai shprehu bindjen se Projekti IPA 2013, do e forcojë  këtë bashkëpunim më tej.

Në vijim të takimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, theksoi se zhvillimi i këtyre operacioneve të përbashkëta, shkëmbimi i informacioneve  dhe mosrrjedhja e informacionit, siç mund të ketë ndodhur më parë, solli rritjen e besimit dhe të largimit të skepticizmit nga partnerët tanë, duke bërë që policia shqiptare tashmë të shikohet si një partnere e rëndësishme dhe e besueshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizimit.

3..Më tej, Didi ka theksuar se gjatë këtij viti do të rrisim cilësinë e bashkëpunimit dhe do të krijojmë kushtet për krijimin e njësive operative të përbashkëta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, gjë që është në prioritetet tona.

Në takim ishte i pranishëm edhe zv/Drejtori i Përgjtihshëm i Policisë së Shtetit për krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, Çako, i cili gjatë fjalës së tij e cilësoi shumë me vlerë vizitën e Zv/drejtorit të Përgjithshëm italian dhe theksoi se, ka një sërë faktorësh që e bëjnë të domosdoshëm bashkëpunimin tonë. Po ashtu, zoti Çako theksoi se  elementët që  përbëjnë organizatat kriminale nuk kanë shtetësi, në këto kushte kërkohet forcimi i mëtejshëm i këtij bashkëpunimi të drejtpërdrejtë ose operativ.

Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë italiane, Della Rocca: Trajnime për Drejtorinë e Antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe mbështetje logjistike

2..Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë italiane, Della Rocca përgëzoi Drejtorin e Përgjithshëm Artan Didi  për performacën e krijuar në drejtimin e Policisë Shqiptare, si dhe për bashkëpunimin dhe operacionet e përbashkëta që janë zhvilluar mes dy policive, por edhe me partnerët e tjerë. Ai theksoi se vizitën e parë të tij si Zv/drejtor, po e zhvillon në Shqipëri, ç’ka tregon se është një mesazh i qartë i marrëdhënieve mjaft të mira mes dy palëve, i bashkëpunimit, shkëmbimit të informacionit, zhvillimit të disa operacioneve antidrogë, të operacioneve për kapjen e personave në kërkim nga drejtësia italiane, si dhe të besueshmërisë që tashmë keni fituar në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Kjo vizitë vjen menjëherë pas vizitës së Ministrit të Brendshëm të Italisë, i cili gjatë takimit me Ministrin Saimir Tahiri deklaroi se pas kësaj vizite, takimet do shtrihen në nivel strategjik dhe teknik.

4..Më tej, Zvdrejtori i Përgjithshëm i Policisë italiane ka vlerësuar mjaft të mirë bashkëpunimin gjatë vitit 2014 dhe ka kërkuar që të forcohet më tej ky bashkëpunim, duke krijuar struktura operative dhe shkëmbim informcioni në kohë reale.

Zv/Drejtori i Policisë italiane ofroi trajnime për Drejtorinë e Antiterrorit në Policinë e Shtetit shqiptar, duke  theksuar faktin që bashkëpunimin e shkëlqyer  që tashmë kemi arritur, ta përdorim si model edhe në fushën e luftës kundër terrorizimit.

Policia italiane është partnere në organizatën e Sepkës dhe ne do të garantojmë përfshirjen më konkrete për t’ju mbështetur si në logjistikë dhe për të qenë më aktiv  në këtë iniciativë.

Po ashtu, Fulvio Della Rocca garantoi mbështetjen për të përfshirë Shqipërinë në projektet e përbashkëta në të ardhmen me EUROPOL, ku policia italiane tashmë ka drejtimin e Komitetit Ekzekutiv.

Leave a Reply

%d bloggers like this: