Home / Qeveritare / Gjermeni flet në konferencën “Reputation War” në Paris, për ndryshimin e imazhit të Shqipërisë

Gjermeni flet në konferencën “Reputation War” në Paris, për ndryshimin e imazhit të Shqipërisë

Në vizitën e saj katër ditore  në Paris, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni loboi edhe për promovimin  e Shqipërisë turistike në vendet e Evropës  dhe e cilësoj këtë si një nga çështjet kryesore në të cilat është vendosur fokusi i dikasterit që drejton.

gjermeni-ne-ParisNë këtë vizitë, Ministrja Gjermeni shoqërohet nga ambasadori ynë në Francë Dritan Tola, gjithashtu dhe ambasadori Francez në Shqipëri Bernard Fitoussi. Kjo vizitë e Ministres Gjermeni në Paris, është ndër më të rëndësishmet për vitin 2015 dhe do të shërbejë si për të rritur numrin e vizitorëve nga Franca, për të përfshirë Shqipërinë si destinacion turistik për tregun francez dhe mbi të gjitha sepse në fushën e turizmit nuk ka patur më parë ndonjë marrëveshje bashkëpunimi bilateral me Francën.

Në ditën e parë të vizitës zyrtare në Paris,  Viviane le Dissez, Presidente e Grupit tё Miqёsisё Francё–Shqipёri, tё Asamblesё Kombёtare dhe Presidente e Conservatoire de Littoral ka takuar ministren Gjermeni. Le Dissez i shprehu Ministres Gjermeni falёnderimet e saj mbi solidaritetin e treguar nga Shqipёria dhe veçanёrisht pjesёmarrjes sё Kryeministrit Rama sё bashku me katёr pёrfaqёsuesit e Klerit Shqiptar nё Marshimin e datёs 11 janar nё Paris.

“Kjo ёshtё njё vlerё qё ne kemi arritur ta ruajmё ndёr shekuj dhe nuk duhet ta humbasim”, theksoi Ministrja Gjermeni, e cila gjithashtu shtoi se “Franca ёshtё njё partnere dhe mbёshtetёse e Shqipёrisё dhe nё tё ardhmen bashkёpunimi ndёrmjet dy vendeve duhet tё konkretizohet edhe nё fusha tё tjera tё ekonomisё”. parisi1
Gjermeni është takuar edhe  me Senatorin Alain Richard. Gjatё takimit u diskutua pёr tre planet madhore tё ndёrmarra nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit nё kuadёr tё planifikimit dhe zhvillimit tё qendrueshёm tё territorit, Planin e Pёrgjithshёm Kombёtar, Planin Sektorial pёr Bregdetin dhe Planin pёr zonёn ekonomike Tiranё-Durrёs.

Në fjalën e saj përmbyllëse të vizitës, Gjermeni u shpreh se “viti 2014 ishte një vit shumë i mbarë për Shqipërinë”, duke përmendur disa evente me rëndësi si : statusi i vendit kandidat për integrimin në Bashkimin Evropian.”

Ajo tha se “të jemi pjesëtarë të familjes europiane është një ëndërr që na bashkon të gjithëve. Për Shqipërinë, statusi i vendit kandidat për integrimin në Bashkimin Evropian erdhi si rezultat i një pune shumëvjeçare dhe përmbushjen e suksesshme të prioriteteve dhe kërkesave”.

Një tjetër ngjarje Gjermeni përmendi Konferencën e shteteve të Ballkanit perëndimor, e mbajtur në Berlin, në gusht të  viti 2014.”Kjo konferencë vuri në pah rolin e bashkëpunimit rajonal, si një faktor stabiliteti, paqeje dhe mirëqenieje dhe roli i Shqipërisë në këtë event ishte thelbësor”, cilësoi ajo.

-Vizita e Kryeministrit shqiptar në Serbi, pas 68 vitesh dhe rruga e re e bashkëpunimit mes dy vendeve, tregon, se barrierat më të vështira mund të kalohen.

parisi2“Sot Serbia është vend fqinj, ndaj dhe bashkëpunimi e partneriteti me të do të hapë një rrugë të re dhe të sigurtë për europianizimin e Ballkanit”, tha Ministria.

“Vizita e Papa Françeskut në shtator ishte padyshim një moment emocionues dhe mahnitës për vendin tonë. Ishte jo vetëm një bekim për ne, por një mundësi shumë e mirë për t’i treguar botës një nga vlerat tona më të mëdha, të cilën nuk e kemi humbur ndër shekuj, harmoninë fetare. Papa zgjodhi Shqipërinë si vendin e parë për të vizituar gjatë vizitës së tij në Europë”, tha më tej Ministrja.

Më pas Gjermeni foli për lidhjet e Shqipërisë me Francën nëpërmjet artistëve të shumtë që jetojnë e punojnë në Francë si Kadareja,Inva Mula, Angjelin Prelocaj, Tedi Papavrami etj.

“Nëse do ta shprehja me fjalët e Kryeministrit shqiptar, i cili ka kaluar një kohë të konsiderueshme në Francë: “Bashkë mund të krijojmë hapësirën për multikulturalizmin, besimet dhe identitete që jetojnë pranë njëra tjetrës.” Sot, shqiptarët besojnë se vendi nuk është më në tranzicion dhe mund të ofrojë mundësi të reja zhvillimi. Ne, si Qeveri kemi implementuar disa politika të rëndësishme për t’i dhënë fuqi e për ta shtuar zhvillimin në sektorët prioritarë.”

Më pas Ministria u fokusua te mardhëniet me publikun.”Ne vendosim qytetarin të parin, kërkesat e tyre për rritje ekonomike, siguri, punësim si pikat kryesore në axhendën tonë politike”, theksoi Gjermeni.

“ Viti 2014 ishte, gjithashtu, një vit i suksesshëm për turizmin. Shqipëria, këtë vit,  përveç se u vizitua nga turistë nga Europa perëndimore e lindore, u bë një destinacion atraktiv edhe për shumë gazetarë, të cilët shkruan për ne. Çdo artikull ishte një ftesë për të vizituar këtë “thesar të fshehur” të Europës, tha Ministria  dhe përmendi disa revista prestigjoze në botë që kan shkruar për turizmin Shqipëtarë.parisi3

“Revista britanike “Wanderlust”, Shqipërinë e kishte në listën e vendeve më të mira për të udhëtuar në vitin 2015.The Telegraph e rendiste Shqipërinë në fillim të klasifikimit të 20 vendeve për t’u vizituar në vitin 2015, duke shkruar: “Ky vend ish-komunist, i pamundur të vizitohej për pjesën më të madhe të shekullit 20, nga shumë prej nesh, përveç disa udhëtarëve më kuriozë, mbetet ndër më të pazbuluarit dhe disa mund të thonë, ndër më të keqkuptuarit e Ballkanit.”

Ministria citoj dhe revista të tjera që kanë pasqyruar turizmin Shqipëtarë si :National Geographic Traveler që shkruan: “Udhëtarët e neglizhuan Ballkanin, i cili është fshehur pas të kaluarës së tij problematike. Por natyra e tij enigmatike mund të bëhet dhe karta më e fortë për të tërhequr turistët. Mund jetë përjetimi i dikujt tjetër në një vend të largët. E megjithatë, rasti i Shqipërisë mund të bëhet shumë shpejt i arritshëm.”

Më tej, Gjermeni vazhdoi se “esperienca shqiptare flet për një përpjekje, për të ndryshuar imazhin negativ të izolimit, krizës dhe konfliktit për një kohë të gjatë. Ne nuk kemi zgjidhje unike,  por mësojmë mirë dhe implementojmë praktikat më të mira, të cilat kanë funksionuar në pothuajse gjithë vendet e Ballkanit. Eventet ndërkombëtare janë një mundësi shumë e mirë për të prezantuar vendet tona

Leave a Reply

Your email address will not be published.