Politika

Reforma në drejtësi apo dekriminalizimi i politikës

Nisja e sesionit të ri parlamentar shtron përpara politikës shqiptare disa sfida serioze, të cilat nëse nuk ka vullnet për bashkëpunim nga mazhoranca dhe opozita nuk mund të realizohen.

Seanca-plenare-ne-Kuvend-Foto-Agim-Dobi-1-300x20042Por ajo që vihet re dukshëm në këtë fillim sezoni të ri të politikës shqiptare është edhe njëherë përçarja e politikës shqiptare, ku megjithëse kemi një opozitë të rikthyer në Kuvend pas bojkotit 6 mujor, të dyja palët kanë ende mosdakordësi mbi atë që duhet të jetë në qendër të punimeve të këtij sesioni parlamentar.

Sipas mazhorancës, më e rëndësishme në këtë fazë të punimeve të Kuvendit duhet të jetë puna për reformën në drejtësi, një prioritet ky i vendosur nga qeveria Rama, por që duket se pati një ‘ngecje’ të eurisë së tij pas disa tyrezave mes aktorëve nga politika por edhe nga sistemi i drejtësisë. Për mazhorancën përfundimi i reformës në drejtësi sa më parë do të zgjidhte shumë probleme në vend, madje edhe çështjen e dekriminalizimit të Kuvendit apo institucioneve të tjera të administratës publike.

Pikërisht dekriminalizimi i Kuvendit është sfida dhe arsyeja kryesore e Partisë Demokratike për mbarimin e bojkotit dhe rikthimin e saj në Kuvend. Prandaj PD, nisur edhe nga mbështetja që ka marrë nga përfaqësuesit e Parlamentit Evropian, kërkon që kuadri ligjor për të zgjidhur çështjen e dekriminalizimit të jetë gati përpara zgjedhjeve lokale të 21 qershorit. Kjo, pasi nëse puna për dekriminalizimin nuk do të jetë përfunduar deri në atë periudhë, PD mund edhe të bojkotojë zgjedhjet lokale.

Pra, edhe një herë politika shqiptare gjendet përpara një ngërçi të ri që kërkon vullnet për bashkëpunim nga të dy krahët e politikës, por edhe një herë duket se do të sjellë debat të ashpër mes të dy krahëve politikë, të cilët rrezikojnë të lënë në harresë reformat e tjera, të cilat nevojiten të përfundohen sa më parë duke u marrë me debatin se cilën çështje duhet të zgjidhin më parë, reformën në drejtësi apo dekriminalizimin e institucioneve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button