Politika

Meta në parlamentin maqedonas: Zbatim të marrëveshjes së Ohrit, të investojmë në ura bashkëpunimi

Në kuadër të vizitës dy ditore që po zhvillon në Maqedoni, Kreu i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi një takim me homologun e tij, Trajko Veljanoski.

Kryetari-i-Kuvendit-Ilir-Meta-11-525x35015Më pas, kreu i Kuvendit Ilir Meta, iu drejtua deputetëve në Parlamentin maqedonas me një fjalim, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

“Parlamentet tona duhet ta konkretizojnë më tej bashkëpunimin e tyre ndërmjet grupeve të miqësisë.  Duhet të inkurajojmë rritjen e frekuencës së kontakteve mes të dy vendeve”, tha Meta.

“Sot jemi më mirë se ç’kemi qenë dje, por për të parë me realitet ende nuk jemi në pritshmëritë tona. Standardet e bashkëjetesës dhe harmonisë janë ende objektiva që duhen arritur. E them këtë në pozitat e një politikani optimist për të ardhmen e përbashkët”, tha Meta.

Kreu i Kuvendit, Meta thekosi se “Shqipëria dhe populli shqiptar mbështesin stabilitetin politik, ekonomik social-kulturor të Maqedonisë”.

“Besojmë se duhet të investohemi edhe më shumë në urat  e bashkëpunimit. Popujt tanë janë të famshëm në Ballkan si mjeshtra të ndërtimit të urave të gurta. Duhet të ndjekim dhe në politikë këtë shembull”, u shpreh Meta.

Kreu i Kuvendit, theksoi se, “zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit na afron përballë njëri-tjetrit, por edhe përballë BE”.

Meta u shpreh se Shqipëria nuk beson në ndryshimin e kufijve në Ballkan por në zhbërjen e tyre të plotë.

“Ne nuk besojmë në ndryshimin e kufijve në Ballkan, por besojmë në zhbërjen e tyre të plotë ashtu siç ka bërë Bashkimi Europian”.

Duke folur për bashkëpunimin ekonomik, Kreu i Kuvendit u shpreh se tashmë nuk ka më konkurencë shtetesh, por kunkurencë rajonesh në tregjet ekonomikë.

“Në planetin toNë konkurenca e tregjeve po zhvillohet, jo më midis shteteve, por midis rajoneve”.

Duke falenderuar Maqedoninë për mbështetjen që i jep Kosovës dhe dialogut me Serbinë, Meta u shpreh se, ndjen kreNari kur sheh investime shqiptare në Maqedoni, ashtu sic kënaqet kur sheh maqedonas që kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar.

Duke folur për sulmet terroriste në Paris, Meta u shpreh se, “ngjarjet që ndodhën në Paris na tronditë të gjithëve. Si europianë ne ndjehemi natyrshëm pranë parisienëve”.

Meta theksoi se, “duhet të forcojmë përpjekjet e përbashkëta për të realizuar lidhjen hekurudhore mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, për t’i dhënë peshë korridorit 8 në tërësi dhe dy vendeve tona në veçanti”.

Me hapjen e rrugës së Arbrit, Kreu i Kuvendit nënvizoi se, “do të ketë një afrim të dy kryeqyteteve tona dhe duhet që edhe pala maqedonase të punojë për ndërtimin e aksit në terrroirin e saj”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button