Ekspozita

Çelet ekspozita fotografike “Nga Kostandinopoli në Stamboll” dhe “Historia ime”

“Nga Kostandinopoli në Stamboll” dhe “Historia ime” Art Rinor nga Turqia, titullohet ekspozita e çelur sot në Tiranë, pranë Galerisë FAB, e cila do të qëndrojë e hapur për kureshtarët e artit dhe historisë deri më datë 3 shkurt 2015.

Çelet-ne-galerine-FAB-ekspozita-Une-kam-nje-histori-Art-rinor-nga-Turqia-Foto-Flor-Abazi-3Kjo ekspozitë mori udhë sot në kuadër të Projektit “Dialogjet Ndërkulturore Artistike Turqi-Shqipëri”, me bashkëpunimin e Muzeut të Peras Suna dhe İnan Kıraç, Institutit Yunus Emre dhe İKASD, Shoqata e Dialogjeve Ndërkulturore Artistike Stamboll, si dhe në bashkëpunim me Unicef.

Sinan Genim, një nga kuratorët e kësaj ekspozite në një deklaratë për mediat, me rastin e çeljes së ekspozitës theksoi se ekspozita “Nga Kostandinopoli në Stamboll”, përmban  fotografi të Bosforit nga mesi i shekullit XIX deri në shekullin XX” dhe “Historia ime, Art Rinor nga Turqia”.Çelet ne galerine FAB ekspozita-Une kam nje histori-Art rinor nga Turqia Foto Flor Abazi (1)

“Në këtë ekspozitë ndriçohen lidhjet qindravjeçare mes Turqisë dhe Shqipërisë, të cilat forcohen përditë e më shumë në sajë të kulturës së përbashkët të ngjizur thellë dhe të bashkëpunimeve të vazhdueshme”, tha Genim.

Sipas tij, ekspozita është një mundësi e mirë për të gjithë për të prekur historinë. “Nga Kostandinopoli në Stamboll: Fotografi të Bosforit nga mesi i shekullit XIX deri në shekullin XX”, me pjesë nga koleksioni i fotografive të Muzeut të Peras Suna dhe İnan Kıraç, kurohet nga M. Sinan Genim dhe paraqet strukturat mbresëlënëse, jetën e përditshme dhe personazhet e veçanta të Stambollit, të fiksuara nga mjeshtrat e fotografisë të gjysmës së dytë të shek. XIX, kohës kur ky art filloi të lëvrohej në Stamboll.

Beste Gürsu, kuratori i pjesës tjetër të ekspozitës, “Historia ime” Art Rinor nga Turqia”, tha se kjo pjesë e ekspozitës përmban vepra nga disiplina të ndryshme të aristëve A. Sina Gürsu, Barış Sarıbaş, Bora, Çetin, Çağdaş Erçelik, Doğu Akıncı, Ekin Onat, Emre Çalış, Enes Ateş, Hüseyin Rüstemoğlu, Kadir Akyol, Mihriban Mirap, Nesren Jake, Özgür Demirci dhe Yasemin Öztürk Erdoğan. 14 artistët e rinj në këtë ekspozitë,

Çelet ne galerine FAB ekspozita-Une kam nje histori-Art rinor nga Turqia Foto Flor Abazi (4)“Kjo ekspozitë tha Gürsu, përmban historitë origjinale të kulturave të ndryshme, që janë ruajtur në kujtesë, i interpretojnë duke i lidhur me ndryshimet e jetesës, vlerat e humbura dhe të fituara mes shek. XIX dhe XXI.”.

Çelja e ekspozitës do të shoqërohet pasditen e sotme, rreth orës 18:00 edhe me një kokteil, të organizuar në ambientet e galerisë FAB

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button