Home / Bota / Autoritetet thërrasin nën armë 50 000 persona

Autoritetet thërrasin nën armë 50 000 persona

Ukraina filloi sot për herë të katërt një mobilizim ushtarak që do të prekë 50 000 persona, në ndërkohë të dhunës së përgjakshme që ka përfshirë lindjen e vendit.

ukraine-luftimeKy mobilizim ushtarak do të zgjasë 90 ditë dhe do të ndiqet edhe nga dy të tjerë për të arritur numrin e përgjithshëm të personave të thirrur nën armë në 104 000.

”Do të thirren nën armë veçanërisht tankistë, artilierë, parashutistë dhe mekanikë”, thanë burime nga Ministria ukrainase e Mbrojtjes.

Ndërkohë, përgjatë ditëve të fundit, si pasojë e dhunës së përgjakshme që ka përfshirë lindjen e vendit, kanë vdekur apo janë plagosur një numër i madh ushtarakësh dhe civilësh.

”Të paktën 19 ushtarë janë plagosur vetëm gjatë 24 orëve të fundit”, deklaroi zëdhënësi ushtarak, Andri Lisenko.

Leave a Reply

%d bloggers like this: