Bota

Moska e konsideron absurditet pretendimin ukrainas për hyrjen e ushtarëve rusë në vend

Rusia përgënjeshtroi akuzat e autoriteteve ukrainase, sipas të cilave 700 ushtarë rusë janë futur në territorin ukrainas për të ndihmuar rebelët prorusë duke i konsideruar një absurditet total.

moska”Akuzat e Kievit për hyrje të ushtarëve rusë nga kufiri ruso-ukrainas nuk meritojnë asnjë reagim. Kemi të bëjmë me një absurditet total”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov.

Sipas Konashenkovit “haluçinacionet e autoriteteve ukrainase bëhen për të fituar simpatinë e perëndimorëve pak ditë para zhvillimit të Forumit Ekonomik Botëror të Davosit”.

Autoritetet ukrainase njoftuan dje se dy grupe me ushtarë rusë, rreth 700 të tillë në total, kanë hyrë në territorin ukrainas për të ndihmuar rebelët prorusë në lindje të vendit.

“Dy grupe të forcave të armatosura të Federatës Ruse kaluan kufirin ukrainas”, deklaroi zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Andri Lisenko.

”Ata iu drejtuan zonave të kontrolluara nga rebelët”, shtoi ai.

”Grupet kishin në përbërje të tyre 300 deri në 350 ushtarë”, tha Lisenko.

Ditët e fundit janë shtuar edhe incidentet e dhunshme mes trupave ukrainase dhe rebelëve që kanë çuar në vdekjen e dhjetëra personave

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button