Kuriozitete

Fëmija lind 24 javëshe, i ndal zemra 5 herë, mbijeton për mrekulli

Një histori e bukur e cila flet për një vaogëlushe mjaft kurajoze, e cila qysh në lindje luftoi me gjithë forcat e saj për të mbijetuar. Dhe ia arriti, pasi vogëlushja tashmë zhvillon një jetë normale.

islaIsla Allen, erdhi në jetë kur ishte vetëm 24 javëshe dhe trupi i saj peshonte vetëm 500 gramë, ndërsa zemra e saj ishte tejet e dobët.

Për vogëlushen nga Hinchingbrooke, një qytezë angleze në veri të Londrës, nisi një betejë e gjatë dhe e dhimbshme.

Mes infeksioneve të gjakut dhe hemorragjisë cerebrale, jeta e vogëlushes kaloi gjithë kohës në rrezik. Një ditë edhe zemra duket se po e braktiste Islën, pasi pushoi së rrahuri plot pesë herë.

Agonia më e gjatë zgjati afro gjysmë ore dhe për dhjetë minuta truri i saj nuk furnizohej me oksigjen.

Aktualisht për fat të mirë, çdo gjë ka kaluar. Vogëlushja ka arritur katër kilogramë dhe është pesë muajshe. Ajo gëzon shëndet të mjaftueshëm sa që mjekët e kanë nxjerrë nga spitali, bashkë me nënën Maxie Skye-Foster 25 vjeç për tu bashkuar me babanë Anthony Allen 33 vjeç.

Vogëlushja tashmë ka shkuar në shtëpi tek i vëllai Lewis. Por gjithë kalvari i mundimeve nuk kaloi pa pasoja, pasi Isla nuk dëgjon dhe së shpejti do të vendosë një aparat specifik për dëgjimin.

“Nuk i njohim ende gjithë dëmet që ka pësuar ime bijë gjatë mungesës së oksigjenit, por e rëndësishme është se është ende në jetë. Dhe unë falenderoj Zotin për gjithçka kam deri më sot”, thotë Maxie.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button