Bota

Tel Aviv, 12 pasagjerë theren me thikë në një autobus, Netanyahu fajëson palestinezët

12 pasagjerë janë qëlluar me thikë në një autobus linje në Tel-Aviv. Kjo u bë e ditur nga radioja ushtarake, sipas së cilës autori u arratis menjëherë pas ngjarjes, por u godit më vonë dhe u ndalua. Radioja pohoi se bëhet fjalë për një atentat palestinez. Prej pasagjerëve të plagosur, 5 janë në gjendje të rëndë dhe rrezikojnë jetën.

autobusi1Zëdhënësi i policisë, Micky Rosenfeld, deklaroi se katër pasagjerë të tjerë kanë marrë plagë të lehta. Sulmuesi, i cili dyshohet se është një 23-vjeçar nga Tulkarm, në Bregun Perëndimor, u qëllua në këmbë nga policia dhe u arrestua. Incidenti ndodhi në qendër të Tel Avivit dhe forcat e sigurisë janë duke kontrolluar të gjithë zonën në ndjekje të bashkëpunëtorëve të mundshëm.

Sipas raportimeve të disa mediave izraelite, Hamasi nga Gaza e përshkroi sulmin në Tel Aviv si “heroik dhe kurajoz”.

Ndërkohë në një deklaratë të lëshuar nga zyra e shtypit, kryeministri Benjamin Netanyahu fajëson Autoritetet Palestineze për sulmin thikë.

“Sulmi në Tel Aviv është rezultat i drejtpërdrejtë i nxitjes së përhapur nga Autoritetet Palestineze ndaj çifutëve dhe shtetit të tyre. I njëjti terror përpiqet të na dëmtojë në Paris, Bruksel, dhe kudo”, thuhet në deklaratën e Netanyahut.

Sipas raportimit të disa mediave izraelite, Hamasi nga Gaza e përshkroi sulmin në Tel Aviv si “heroik dhe kurajoz”.

“Ata që nxituan për të lavdëruar këtë sulm janë të Hamasit, partnerët e Abu Mazen në qeverinë e unitetit”, vazhdoi ai, duke iu referuar Presidentit palestinez Mahmoud Abbas. “Është i njëjti Hamas që njoftoi se do të padisë Izraelin në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë”, ka thënë kryeministri izraelit.

Ndërkohë mediat izraelite e kanë bërë hero shoferin e autobusit, i cili sipas raportimeve ka luftuar fizikisht me agresorin dhe ka mundur të shpëtojë shumë pasagjerë duke i hedhur një sprai me piper në sy.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button