Kosova

Jahjaga, Papa Françeskut: Kosova u inspirua nga Papa Gjon Pali II-të dhe Nënë Tereza

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u prit sot në Selinë e Shenjtë në Vatikan në audiencë private nga Shenjtëria e Tij, Papa Francesku.

jahjaga-papa-fran-ccedil-eskut-kosova-u-inspirua-nga-papa-gjon-pali-ii-t-euml-dhe-n-euml-n-euml-tereza_hdNë një takim mbi 40 minutësh dhe shumë të përzemërt, Presidentja Jahjaga i shprehu Papa Franceskut mirënjohjen për pritjen duke e vlerësuar si një gjest të besimit dhe të njohjes së përpjekjeve të Kosovës për të forcuar harmoninë ndërfetare si dhe të ambicieve për të jetuar në paqe dhe liri të një shoqërie të qytetarëve të barabartë.

Presidentja Jahjaga e falënderoi Papa Franceskun për porositë e Tij për shpresë dhe gjithëpërfshirje dhe e vlerësoi rolin mbështetës të Selisë së shenjtë për Kosovën në periudhat e rënda të historisë së saj.

Ajo tha se “në rrugën e saj të vështirë, Kosova ka qenë e inspiruar nga udhëzimet e Papa Gjon Palit II, durimi dhe humaniteti i Nënës Tereza”.
Presidentja Jahjaga tha se “Kosova sot, si një shtet i ri në Evropë, ka kaluar nëpër një histori të rëndë të represionit dhe të spastrimit etnik dhe se në themelet e ndërtimit të saj ajo ka sakrificën individuale dhe kolektive”.

Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova sot është e njohur nga 108 shtete të botës dhe tha se shpreson që edhe Selia e Shenjtë do të vendos që ta mbështes vizionin e një Kosovë të pavarur dhe demokratike.

Duke folur për qëllimet strategjike të Kosovës për t’u bërë anëtare e barabartë e organizatave ndërkombëtare, para së gjithash e BE-së, OKB-së dhe NATO-s, Presidentja Jahjaga tha se Kosova synon të bëhet një vlerë e shtuar bazuar në traditën e saj të diversitetit dhe multikulturalizmit dhe të bashkëjetesës.

Jahjaga theksoi se “Kosova sot është një shtet laik por gjithashtu edhe një rrëfim inspirues i harmonisë ndërfetare dhe i barazisë ndërmjet të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim”.

Ajo tha se “pas përfundimit të luftës në përpjekje për të ruajtur multietnicitetin dhe multikulturalizmin Kosova ka garantuar të drejtat e të gjitha komuniteteve dhe gjithashtu ka vazhduar ta forcojë dialogun ndërfetar, duke u mundësuar udhëheqësve fetarë, të tri religjioneve të ndërtojnë marrëdhënie të ngushta ndërmjet vete”.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova sot shënon një rrëfim suksesi të përbashkët të popullit dhe të institucionevet ë saj si dhe të bashkësisë ndërkombëtare, si një faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit dhe i promovuese e fqinjësisë së mirë, duke hapur rrugën e saj drejt integrimeve evropiane, për të cilën ka konsensus të plotë të të gjithë qytetarëve të saj pa dallim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button