Politika

PD: Rama i shton krizës në shëndetësi një video-mashtrim

Partia Demokratike theksoi sot se qytetarët refuzojnë me përbuzje propagandën e kryeministrit për spitalet me investime të bëra nga qeveria e mëparshme.

unnamed106Koordinatorja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma, në një deklaratë për mediat nënvizoi sot se, “Edi Rama i ka shtuar një plagë tjetër shëndetësisë e cila gjendet sot në ditën e saj më të keqe. E ka bërë këtë duke tentuar të mashtrojë publikun me një video të kuruar me kujdes në montazhin e Kryeministrisë”.

“Me këtë video spekullim ku janë bashkuar copëza nga investimet e qeverisë së mëparshme, tenton të tregojë një parajsë që nuk ekziston, dhe aq më pak të krijuar nga ai. Eshtë plagë e shtuar kjo, kur tenton të servirësh një realitet që nuk ekziston, një video që mallkohet cdo ditë nga mijëra qytetarë të vendit që shohin e prekin nga afër në fakt,  krejt të kundërtën e asaj që propagandon nga sarajet e tij të pushtetit, kryeministri”, u shpreh Duma.

Sipas saj, “në vend që të kurojë problemin, shqetësimin më madhor që kanë sot qytetarët, Edi Rama zgjedh të largohet dhe ta infektojë gjithnjë e më shumë shëndetësinë me montazhet mediatike të tij”.

“Partia Demokratike është dhe do të jetë në krah të tyre. Mashtrimi i kryeministrit do të përballet dhe do të njohë realitetin e protestave dhe të marshimit popullor,  më të madhin që ka parë ndonjëherë vendi”, përfundoi deklaratën e saj, Koordinatorja për Marëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma.

Related Articles

Nje koment

  1. Moj zonje, po si kini kurajon te flisni per shendetesine e sotme , kure deri nje vit me pare ishit ne pushtet dhe e kethuet shendetesine si mos me keq, jo vetem me mungesa te theksuara, ne paisje e ambjente ku te zinte tmeri , nese shkonje per vizit, apo me keq te shtroheshe, pore , nga pastrusja e dhomes, infermjerja, mjeku i pavjonit, apo i rojes, nese nuke u jepnje bakshish ste sherbenin sic duhet, ose kalonin rradhen. Kete e provuam dhe pame dy vjet me pare, kure ishim me rastin e 100 vjetorit te pamvaresise. Ndersa ne Gushtin qe kaloj, pame jo pak ndryshime per mire, sidomos ne spitalin NENA TEREZE, ne TIRANE. . Prandaj, mjaft me me shpifje, se jini bere tellalle e mashtrues te felliqur ju te PD. Ste kujtohet zonja Dume , kure Sali Berisha e bente shqiperine vendin me te begate, nga vendet e vogla mbas GJermanise, vetem ju benit sikurre se dinit, edhe pse shqiperia dhe shendetesia ishin per faqen e zeze dhe ne buze te gremines. Turpi u qofte, qe vetem nxini e mohoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button