Qeveritare

Nikolla merr pjesë në Forumin Botëror të Arsimit në Londër

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla po merr pjesë në Forumin Botëror të Arsimit në Londër, i cili mbahet nga datat 19 deri më 22 janar.

NIKOLLA-1Në këtë forum vjetor, në të cilin marrin pjesë ministrat e arsimit nga shumë vende të botës, do të diskutohen tema të ndryshme mbi arsimin dhe teknologjinë, si dhe mundësitë dhe sfidat me të cilat përballet sfera e arsimit në përgjithësi.NIKOLLA

Gjatë kësaj vizite, ministrja Nikolla do të ketë takime edhe me homologë dhe përfaqësues të ndryshëm të institucioneve arsimore dhe shkencore nga shtete të ndryshme të botës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button