roze

Jennifer Aniston tregon këmbët

Jennifer Aniston ka treguar këmbët e saj të tonifikuara në kopertinën e ‘The Hollywood Reporter’, duke pozuar e veshur me pantallona shumë të shkurtra dhe me një pulovër të madhe.

1421849896aniston-HR-lajmiIntervista nuk është publikuar ende, por është zbuluar se aktorja 45-vjeçare ka folur gjerë e gjatë për problemet e saj me ankthin dhe ka treguar pse nuk u përfshi në nominimet për çmim Oscar, edhe pse kritikët e kanë vlerësuar shumë interpretimin e saj në filmin ‘Cake’.

Pak ditë më parë, Aniston thonte për ‘E! News’ se më në fund i ka vërtetuar publikut se nuk është vetëm një aktore filmash komedi.

“Ishte shumë e rëndësishme për mua të interpretoja një rol të tillë. Doja të testoja veten”, tha 45-vjeçarja

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button