Home / Politika / Basha: Shqiptarët në protesta kundër rritjes së çmimeve, taksave dhe papunësisë

Basha: Shqiptarët në protesta kundër rritjes së çmimeve, taksave dhe papunësisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka paralajmëruar protesta që fillojnë nga e hëna, kundër rritjes së çmimit të naftës dhe energjisë elektrike, kundër rritjes së taksave, papunësisë dhe varfërisë në vend.

Basha125Kryetari i PD-së, Basha, nëpërmjet një postimi pasditen e sotme në Facebook, akuzoi qeverinë se fali 600 milionë euro detyrime të njohura CEZ-it, ju vodhi 200 euro për frymë shqiptarëve dhe ju sul me kërbaç deri në kacidhen e fundit, ju rriti çmimin e energjisë dhe po e con ekonomine e vendit drejt rrënimit total.

“Vajmedeti fali dhe ndau 600 milionë euro detyrime të njohura CEZ-it. Ju vodhi 200 euro për frymë shqiptarëve e pastaj u turr me kërbac në dore t’ju marrë njerëzve kacidhen e fundit. Protesta e të hënës është refuzimi i çdo shqiptari për të shpenzuar dyfishin për naftën krahasuar me europianet. Të hënën ne ora 11.00 ne të gjithë Shqipërine drejtuesit e mjeteve do të fikin motoret e makinave për 5 minuta dhe do të ndezin motorët e protestës qytetare kunder çmimit të naftës, kundër çmimit të energjisë, kundër taksave dhe çmimeve të larta, kundër papunësise, varfërisë dhe padrejtesisë”, shkruan Basha në statusin e tij.

Pak më heret, kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në statusin e tij Facebook shkruajti se “Deri dje thoshin do rritet çmimi i naftes ne stratosfere, sot thone pse nuk eshte me i uleti ne bote! ‪#‎VajmedetPD‬ e kush e degjon PD!”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: