Rajoni

Policia arreston me dyshimin për terrorizëm një 23-vjeçar

Policia greke arrestoi një 23-vjeçar, me dyshimin e ngritur nga prokurori i çështjes se bënte pjesë në grupin terrorist të Hristodhulos Ksirosit, i cili u arrestua në ndërkohë të përgatitjes së një sulmi kundër burgut të Koridhalosit për të mundësuar largimin prej tij të të burgosurve që ishin pjesë e organizatës terroriste “Konspiracioni i Bërthamave të Zjarrit”.

aa346Njëzetetrevjeçari i arrestuar akuzohet për grabitjen e një prej dy makinave që janë përdorur për t’u mundësuar të burgosurve largimin nga burgu, në një prej vendeve të fshehta të siguruar nga grupi i Ksirosit.

Policia greke nuk jep detaje të tjera për ngjarjen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button