Home / Politika / Ministria e Jashtme: Ja pse e refuzuam drejtimin e një prej komiteteve të OSBE-së

Ministria e Jashtme: Ja pse e refuzuam drejtimin e një prej komiteteve të OSBE-së

Ministria e Punëve të Jashtme ka refuzuar kërkesën e OSBE-­së, për të marrë drejtimin e një prej komiteteve më të rëndësishme të kësaj organizate.

ministria-e-jashtmeBurime nga Ministria e Jashtme bënë me dije se më datë 25 shtator, Këshilli i përhershëm i OSBE­së, i ka propozuar ambasadorit të Shqipërisë në OSBE, Spiro Koçi, që të marrë kryesimin e Komitetit për Çështjet Ekonomike, Sociale dhe Ambientale në OSBE, por ky propozim nuk është pranuar nga pala shqiptare.

Ministria e Punëve të Jashtme thekson se e ka refuzuar drejtimin e komitetit të Ekonomisë, pasi bëri kërkesë për kryesimin e komisionit të sigurisë dhe të drejtat e njeriut, duke u bazuar në përvojën dhe objektivat kombëtare.

“Ne si Ministri e Jashtme kemi kërkuar drejtimin e një prej dy komiteteve, duke marrë parasysh edhe eksperiencat, kontributin shqiptar në këto dy komitete si dhe objektivat tona kombëtare. Por na është ofruar vetëm drejtimi i Komitetit të Çështjeve Ekonomike, propozim i cili për shkak të arsyeve të mësipërme, nuk u pranua nga ana e Shqipërisë”-thanë burime nga MPJ për “News24”.

Në total, OSBE ka tri komitete, ai për Çështjet e Sigurisë, për Çështjet e të Drejtave të Njeriut dhe Komiteti për Çështjet Ekonomike e Sociale. Vendit tonë i është ofruar që të marrë drejtimin e njërit prej tri komiteteve, duke i dhënë mundësinë që Shqipëria të luajë një rol më aktiv dhe më balancues në rajon gjatë presidencës serbe të OSBE-­së.

Një ditë më parë deputeti demokrat Aldo Bumçi akuzoi ministrin Bushati në Komisionin e Jashtëm se i ka dhënë një goditje Shqipërisë, me refuzimin e drejtimit të një komiteti në OSBE, në kohën që Serbia merr presidencën e kësaj organizate. Shqetësimit dhe kritikës së Bumçit, iu bashkua dhe kryetarja e komisionit të Jashtëm, Arta Dade, e cila tha se për këtë do të thirret në komision ministri Bushati.

Leave a Reply

Your email address will not be published.