Home / Politika / PD-Ademi: Në protestë kundër rritjes së çmimit të karburantit

PD-Ademi: Në protestë kundër rritjes së çmimit të karburantit

Partia Demokratike denoncoi perseri sot qeverinë, si shkaktaren kryesore të çmimit të lartë të karburantit që po varfëron shqiptarët duke rritur koston e jetesës.

ademiDeputetja e Partisë Demokratike, Voltana Ademi, doli sot në një deklaratë për mediat, duke lajmëruar se të hënën paradite nis aksioni i parë qytetar në shenjë proteste, ku për 5 minuta do të fiken makinat. “Qytetarët e vendit janë sot të vendosur për të luftuar kundër tiranisë së çmimit të karburanteve. Nuk mund të pranohet që shqiptarët të jenë delja e zezë e Europës me cmimin më të lartë të naftës në rajonin”, tha Ademi.

“Grafika tregon taksat që merr qeveria në një litër naftë, qe jane më te lartet sot në Europë. Fermerët protestojnë  se ata paguajnë 60% taksa në një litër karburant. Bizneset, protestojnë, sepse pasi qeveria i asfiksoi me lloj-lloj taksash, ka vendosur që t’i marrë edhe frymën e fundit duke e rritur me 240 lekë në dy vjet taksën e qarkullimit. Shqiptarët do protestojnë, sepse paguajnë 10% të portofolit të tyre të përditshëm bruto për karburant, 5% më shumë se sa kroatët, 6% më shumë se sa hungarezët, 7% më shumë se sa grekët. Ky është vetëm fillimi i një aksion qytetar që duhet të vërë në lëvizje secilin prej nesh”, theksoi Ademi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: