Kosova

Themelohet Oda e Përmbaruesve Privat në Kosovë

Kosova tashmë ka Odën e Përmbaruesve Privat. Themelimi e saj të enjten e bënë drejtoresha e Zyrës për Demokratizim dhe Qeverisje e Misionit të USAID-it në Kosovë, Sara Buchanan dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

themelohet-oda-e-p-euml-rmbaruesve-privat-n-euml-kosov-euml_hdThemelimi i kësaj Ode vlerësohet arritje e rëndësishme për sistemin e ri të përmbarimit të të gjitha rasteve civile.

Kësisoj, krijimi i këtij organi profesional tash e tutje do të marr përsipër shumë detyra të rëndësishme, siç janë mbikëqyrja e profesionit, sigurimi i standardeve më të larta etike, pastaj sigurimi i drejtësisë për qytetarët e Kosovës, poashtu siguron që dinjiteti i qytetarëve të mos shkelet dhe që për ta të ketë drejtësi.

Me këtë rast, Buchanan tha se themelimi i sistemit të përmbaruesve privat është një hap kritik drejt adresimit të shumë sfidave dhe problemeve me të cilat përballen vet bizneset, por edhe qytetarët.

“Sot po shënojmë një progres të madh dhe sistemin po e çojmë drejt arritjes së potencialit të plotë. Sot kemi detyrën e themelimit të organit profesional që do të merr pjesën më të madhe të detyrave për mbikëqyrjen e sistemit të përmbarimit privat dhe kujdesit që përmbaruesit privat i plotësojnë standardet ashtu që qytetarët e Kosovës të kenë drejtësi. Qytetarët e Kosovës duhet të ndihen krenar me atë çka është arritur këtu për pak vite pas pavarësisë, me ligjet me kushtetutën e vendit të cilat i shërbejnë harmonizimit të punës së gjykatave që i bëjnë ato më efikase…”, nënvizoi Buchanan.

Ndërkaq, ministri i Drejtësisë Hajredin Kuqi tha se themelimi i saj është një prej ditëve të mira për drejtësinë në Republikën e Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button