Home / Bota / Irani armatos palestinezët në Bregun Perëndimor

Irani armatos palestinezët në Bregun Perëndimor

Ministri i Mbrojtjes të Iranit, Husein Dehkan tha se ky vend do të armatos palestinezët në Bregun Perëndimor, duke shtuar se kjo është pjesë integrale e politikës ushtarake iraniane, raporton AA.

irani-armatos-palestinez-euml-t-n-euml-bregun-per-euml-ndimor_hdAgjencia e lajmeve iraniane njofton se Ministri Dehkan gjatë fjalimit të tij në një ceremoni përkujtimore të sulmeve izraelite, ku u vranë anëtarë të Hezbollahut tha se “Irani në një kohë dhe vend të përshtatshëm do ti përgjigjet Izraelit për sulmet”.

“Armatosja e palestinezëve në Bregun Perëndimor është një pjesë integrale e politikës ushtarake iraniane dhe ne do të përdorim të gjitha kapacitetet në këtë drejtim. Sulmet nuk do të mbeten pa përgjigje,” tha Dehkan.

Në përgjigjen e pyetjeve në lidhje me kërcënimet e mundshme të sulmit të armatosur mbi Iranin, Ministri shkurtimisht tha “Nëse Amerikanët kanë guxim le të sulmojnë”.

Po ashtu edhe udhëheqësi fetar iranian Ajetolah Ali Khamenei në nëntor të vitit të kaluar njoftoi se Irani do të armatos Bregun Perëndimor. Ai në atë kohë kishte deklaruar se palestinezët e Bregut Perëndimor, si dhe ata në Gaza duhet të armatosen dhe të trajnohen në mënyrë adekuate për tu mbrojtur.

Leave a Reply

%d bloggers like this: