Bota

Sot takohet koalicioni kundër IS-it

Ministrat e jashtëm të vendeve që e përbëjnë koalicionin kundër militantëve të Shtetit Islamik, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, pritet të mblidhen sot në Londër.

sot-takohet-koalicioni-kund-euml-r-is-it_hdSekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe Sekretari i jashtëm britanik, Philip Hammond, janë bashknikoqirë të bisedimeve në Londër.

Ky është takimi i parë i përfaqësuesve të koalicionit që nga sulmet në Paris, sulme të cilat kanë rezultuar me vdekjen e 17 personave.

“Terroristët duan që të na përzënë neve, por në të vërtetë veprimet e tyre kanë pasur efekt të kundërt, ata janë duke na bërë së bashku”, ka thënë Kerry në Uashington, pak para nisjes për në Londër.

Një zyrtar nga Departamenti amerikan i Shtetit, ka njoftuar se luftëtarët e huaj do të jenë në fokus të takimit, ndërsa do të formohet një ekip i ekspertëve që ka për qëllimin shkëmbimin e informacioneve të militantëve që udhëtojnë nga një vend në tjetrin.

Agjencia Evropiane Europol, vlerëson se deri në 5 mijë qytetarë nga BE-ja kanë shkuar për t’iu bashkuar militantëve në Siri dhe Irak.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button