Home / Bota / Jatseniuk: Rusia përgjegjëse për 13 viktimat në Donetsk

Jatseniuk: Rusia përgjegjëse për 13 viktimat në Donetsk

Kryeministri ukrainas, Arseni Jatseniuk deklaroi sot se Rusia është përgjegjëse për vdekjen e 13 civilëve në një stacion trolejbusi, sot në mëngjes në Donetsk, në lindjen separatiste të Ukrainës.

aa347“Sot, terroristët rusë kryen edhe një herë tjetër një akt të tmerrshëm kundër njerëzimit. Federata Ruse është përgjegjëse për këtë”, deklaroi Jatseniuk në një komunikatë të botuar në faqen zyrtare të qeverisë ukrainase.

Trembëdhjetë persona humbën jetën sot në mëngjes në Donetsk, kur një trolejbus u godit nga një predhë në lagjen ”Leninski”, ndërkohë që kishte ndaluar në stacion.

“Vdiqën 12 persona që ishin brenda në trolejbus dhe një tjetër që po kalonte me një makinë pranë tij”, deklaroi një përfaqësues i shërbimit të urgjencës së qytetit, bastion i rebelëve separatistë prorusë.

Ndërkohë, dhjetëra persona të tjerë u plagosën.

Leave a Reply

%d bloggers like this: