Home / Politika / Ambasadori Najeeb Al-Bader: Qeveria shqiptare vendos heqjen e vizave hyrëse në Shqipëri për qytetarët kuvajtianë

Ambasadori Najeeb Al-Bader: Qeveria shqiptare vendos heqjen e vizave hyrëse në Shqipëri për qytetarët kuvajtianë

Ambasadori i Kuvajtit në Shqipëri, Najeeb Abdulrahman Al-Bader u prit në takim nga Ministri Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushatin, në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë.

AmbasadoriNë vijim të takimit me ministrin Bushati, Al-Bader njoftoi se iu bë me dije zyrtarisht për vendimin e Këshillit të Ministrave për heqjen e vizave për qytetarët kuvajtjan që dëshirojnë të udhëtojnë në Shqipëri, vendim i cili do të hyjë në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

Ambasadori i Kuvajtit shprehu vlerësimin e tij të thellë për vendimin e Qeverisë së Shqipërisë për heqjen e vizave kundrejt qytetarëve Kuvajtjanë, duke theksuar se ky vendim pasqyron thellësinë e marrëdhënieve dypalëshe mes Kuvajtit dhe Shqipërisë dhe dëshirën e ndërsjellë të udhëheqjes së të dy vendeve për zhvillimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Ambasadori Al-Bader shprehu besimin e tij se kjo nismë konstruktive do të kontribuojë në arritjen e objektivave të dëshiruara të të dy vendeve.

Nga ana e tij, Ministri i Punëve të Jashtme Bushati vuri në dukje se ky vendim vjen në kuadër të dëshirës për të rritur perspektivat e bashkëpunimit të përbashkët me Shtetin e Kuvajtit në të gjitha fushat politike, sociale, ekonomike dhe kulturore. Bushati vlerësoi rolin e shtetit të Kuvajtit në Shqipëri, si edhe kontributin e tij në disa fusha prioritare.

Ministri i Jashtëm shprehu besimin e tij se vendimi  i heqjes së vizave do të kontribuojë në përmbushjen e aspiratave të përbashkëta mes Shtetit të Kuvajtit dhe Republikës së Shqipërisë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: