Home / Politika / Tërhiqet PD, pranon hartën e re territoriale. Basha: Zgjedhjet e 21 qershorit referendum kundër kësaj ndarje

Tërhiqet PD, pranon hartën e re territoriale. Basha: Zgjedhjet e 21 qershorit referendum kundër kësaj ndarje

Partia Demokratike tërhiqet zyrtarisht nga kontestimi i hartës së re territoriale. Pasi humbi betejën në Gjykatën Kushtetuese dhe së fundmi në Kolegjin Zgjedhor, kryetari i opozitës, Lulzim Basha deklaron se zgjedhjet lokale të 21 qershorit do të jenë referendum për hartën që miratoi me votat e saj maxhoranca.

Lulzim-BashaDeklaratën lideri i demokratëve e bëri pas takimit në Asamblenë politike të Partisë Popullore Europiane, në Bruksel. “PD ka qenëdhe është e vendosur që sovranit, qytetarëve shqiptarë të mos u mohohet kurrë e drejta për të vendosur për hartën territoriale. Harta aktuale ka qenë, është dhe do të mbetet e papranueshme për PD. Ajo bie ndesh me interesat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë arsye, ne e konsiderojmë 21 qershorin një referendum të madh qytetar, për tu shprehur me votë, jo vetëm për kandidatët e opozitës por edhe kundër kësaj ndarjeje territoriale dhe për t’i hapur rrugë një procesi i cili nuk do të vonojë, ku së bashku me qytetarët shqiptarë do të vendosim hartën territoriale që është në favorin e interesave të tyre”, tha Basha.

Kreu i PD-së kërkoi gjatë takimit në PPE monitorim të zgjedhjeve të ardhshme lokale. “Kërkova monitorim të plotë të këtyre zgjedhjeve, duke pasur parasysh që qeveria Rama-Meta e ka dhënë provën e saj të përgjithshme të shitblerjessë votës në 23 qershor dhe e ka përsëritur para kamerave në zgjedhjet e Korçës, duke amnistuar nga ndjekja penale keqbërësit e këtij krimi penal dhe mora garanci se jo vetëm PPE por të gjitha institucionet e BE do të jenë tërësisht të angazhuara për këtë kauzë madhore qëështë kauza e lirisë dhe demokracisë nëShqipëri”, u shpreh Basha.

Pjesë e diskutimit në PPE ishte edhe dekriminalizimi dhe marrëveshja me maxhorancën që riktheu opozitën në Parlament.

“Ne jemi të vendosur të punojmë për zbatimin e rezolutës. Unë kam besim të plotëse nëse ka vullnet politik për të mos penguar punën e përbashkët, ka plot burra dhe gra në Partinë Socialiste të cilëve u ka ardhur në majë të hundës dhe janë gati të japin kontributin e tyre, jo për interesin e PS-së dhe as për interesin e PD-së, por për interesine qytetarëve shqiptarëqë meritojnë dhe domosdoshmërisht duhet të kenë një Parlament të çliruar nga krimi”, deklaroi Basha.

Leave a Reply

%d bloggers like this: