Kronika

Vrasja te ‘Rruga e Kavajës’, lihet në fuqi ‘arresti me burg’ për policin Meta. Avokati: Vendimi nën trysninë politike

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimi e gjykatës së Shkallës së Parë, duke lënë si masë sigurie “arrest me burg” për efektivin e policisë Roland Meta, i arrestuar për vrasjen e Artur Bazes i njohur ndryshe me emrin Arjanit Sterjo, atentatorin e përplasjes me armë në rrugën e Kavajës.

largea_gjykata1356353508Pasi ka shqyrtuar kërkesën e mbrojtur dhe ka dëgjuar argumentet e akuzës, në seancën e sotme, Apeli vendosi të mos e ndryshojë masën e sigurisë.

Sipas Prokurorisë, në dosjen për përplasjen e armatosur mes dy grupeve rivale pranë ‘Rrugës së Kavajës’, ku u plagosën dy veta dhe një i tretë mbeti i vrarë, punonjësi i Policisë Roland Meta ka vrarë me dashje Artur Bazen, pasi ky i fundit kishte hapur zjarr drejt tij dhe tre personave pranë tij.

Referuar akuzës, polici Meta nuk ka qenë në detyrë në momentin që ka përdorur armën e tij të punës dhe se ai ka qëlluar agresorin pasi është vënë në ndjekje të tij.

Avokati i Metës, Bardhi Koçi, pas seancës u shpreh se, vendimi i marrë nga Apeli ishte në kushtet e trysnisë politike. Koçi shtoi se klienti i tij ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes.

“Roland Meta ngriti armën dhe qëlloi për të parandaluar një krim dhe kreu detyrën konform ligjit. Klienti im ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Ky është rasti për të huazuar shprehjen, “Bravo Cuna!’.

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, Gjykata me herët ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Metës. Sipas materialit të referuar nga Drejtoria e Policisë Tiranë, Prokuroria ka kërkuar masë sigurie për policin për akuzën e “vrasjes me dashje”, ndryshe nga akuza e cituar nga drejtori i Policisë Tiranë, Ardian Çipa, ditën e mërkurë gjatë një konference për mediat, atë të “vrasjes në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button