Home / Qeveritare / Kodheli-Thaçit: Bashkohuni në të mirë të shqiptarëve të Maqedonisë

Kodheli-Thaçit: Bashkohuni në të mirë të shqiptarëve të Maqedonisë

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, gjatë vizitës së saj në Maqedoni, sot u ndal në Tetovë, ku takoi kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi.

Thaci-Kodheli-2Ministrja Kodheli e njohu z. Thaçi me diskutimet që zhvilloi me krerët më të lartë maqedonas, me të cilët theksoi nevojën e implementimit të drejtë dhe të menjëhershëm të Marrëveshjes së Ohrit.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe lidhur me arsimimin e shqiptarëve në tërësi dhe pjesëmarrjen e angazhimin e femrës shqiptare në veçanti, në të gjithë aktivitetet dhe strukturat vendimmarrëse në vend.

Ministrja Kodheli kërkoi që shqiptarët e Maqedonisë të jenë më të bashkuar dhe të përkrahin njëri-tjetrin. “Vetëm bashkimi real i faktorit shqiptar në Maqedoni do të rrisë forcën e përfaqësimit dhe do të garantojë më shumë qytetarët e thjeshtë në të drejtat dhe liritë e tyre kushtetuese”, theksoi Kodheli.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli gjatë vizitës së saj në Maqedoni sot u ndal në Tetovë, ku takoi kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli gjatë vizitës së saj në Maqedoni sot u ndal në Tetovë, ku takoi kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi

Ministrja e Mbrojtjes tha se duhet punuar më shumë në këtë drejtim, ashtu siç shpresoj-vijoi ajo -se përpjekjet tuaja edhe në nivel institucional do të jenë garante të barazisë së trajtimit të shqiptarëve.

Bashkëbiseduesit vlerësuan se integrimet euro-atlantike të vendit dhe rajonit janë me interes të veçantë për shqiptarët.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, vizitoi në shtëpinë e tij kryetarin e BDI-së,  Ali Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.