Te ndryshme

Aeroplani i Presidentit të SHBA dhe çudia e tij

“Air Force One” është një nga simbolet më të njohura të Presidencës së SHBA. Për ta dërguar presidentin kudo në botë, ky avion i Shefit Ekzekutiv është qendër lëvizëse e komandës ushtarake, zyrë dhe hotel.

aero11John F. Kennedy ishte presidenti i parë për të cilin u dizajnua një avion posacërisht për të. Dy fluturakë, të cilet tani janë në shërbim të presidentit Obama, në bordin e tyre kane gjithçka që do t’i nevojitej presidentit për përmbushjen e nevojave në raste emergjente.

Secili nga këta dy aeroplanë të presidencës ka një hapësirë prej 370 metra katrorë në 3 kate. Aty ka një repart mjekësor që është i lidhur me dhomën operative dhe një mjek është çdo herë prezent. Dy kuzhinat mund t’i shërbejnë 100 personave në të njejtën kohë. Dhoma e madhe e konferencave shërben edhe si dhomë e ngrënies.

Aty ka hapësira të veçanta për këshilltarët presidenciale, agjentët e shërbimit sekret, gazetarët dhe të ftuar të tjerë. Air Force One mund të rimbushet me karburant përderisa është duke fluturuar dhe është i pajisur me pajisje telekomunikimi të teknologjisë më të avancuar.aroplani

Hapësira private të presidentit në Air Force One përbën një dhomë fjetje, banjo, një dhomë për ushtrime dhe zyra e punës.

Mekanikët e njësisë së 89’ të transportit të vendosur në një lokacion njëzet milje larg Shtëpisë së Bardhë, janë përgjegjës për mirëmbajtjen e fluturakeve presidenciale. Aeroplanët janë të përkryer; janë të lustruara me dorë së paku njëherë në javë, në një hangar shumë të sigurtë.

Zakonisht disa aeroplanë Kargo dërgohen para se Air Force One të fluturojë, për të bartur limuzinat, veturat e shërbimit sekret dhe ndonjëherë edhe helikopterin Marine One.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button