PolitikaPresidenciale

Presidenti Nishani pret përfaqësinë e “Aleancës së Grave Deputete”

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, priti sot në një takim një grup përfaqësues të “Aleancës së Grave Deputete”, për t’u konsultuar e diskutuar lidhur me nismën e tyre për një aksion kombëtar kundër dhunës me bazë gjinore.

presidenti-nishani-perfaqesi-aleances-se-grave-deputete00000000000000000Kryetarja e AGD-së, Mesila Doda, falënderoi Presidentin për mbështetjen e menjëhershme ndaj apelit dhe aksionit të nisur nga AGD-ja, në sensibilizimin institucional dhe shoqëror kundër dhunës me bazë gjinore. “Të alarmuara nga rritja e numrit të krimeve ndaj grave dhe dhunës në familje në përgjithësi, AGD synon së pari sensibilizimin e të gjithë opinionit publik dhe së dyti një monitorim më të rreptë ndaj zbatimit të ligjit nga institucionet përgjegjëse”. Në këtë kontekst, ajo vlerësoi se angazhimi i Presidentit të Republikës, padyshim i shërben ngritjes së kësaj çështjeje në nivel edhe më të lartë dhe të merituar.

Presidenti Nishani e vlerësoi si shumë të rëndësishëm zhvillimin e këtij takim dhe premtoi se do ta trajtojë me përparësi publikisht dhe institucionalisht këtë çështje, përfshirë në cilësinë e tij si Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Presidenti bëri me dije se “ka kërkuar takim të posaçëm me Prokurorin e Përgjithshëm pikërisht për këtë temë, si dhe faktin se do të verë menjëherë në lëvizje edhe më dinamike KLD-në për inspektimin tematik të Gjykatave për vitet 2013-2014, në trajtimin e çështjeve të dhunës në familje dhe mbi bazë gjinore”.

Ndërsa, Deputetja Mimoza Hafizi vuri në dukje se “AGD-ja është një aleancë gjithë-partiake, e cila ka në fokus rritjen e pjesëmarrjes së grave në politikë dhe jetën publike, fuqizimin ekonomik të grave, dhe trajtimin e të gjithë problematikave që gratë ndeshin në jetën e tyre të përditshme”.

Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu, ka vlerësuar edhe një herë angazhimin e Presidentit dhe thirrjen e këtij takimi konsultues. Ajo theksoi se “çështja e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje duhet parë domosdoshmërisht si çështje e të drejtave të njeriut dhe si e tillë është një nga pesë kushtet prioritare të vendosura nga Komisioni Evropian për avancimin e mëtejshëm të Shqipërisë në procesin e saj të integrimit”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button