Te ndryshme

Letra e të mbijetuarës nga Titanic, shitet në ankand për 12 mijë dollarë

Një letër e shkruar nga një aristokrate angleze e mbijetuar nga mbytja e anijes Titanic, u shit në ankandin e Boston (SHBA) për 11 875 dollarë.

letra3Identiteti i blerësit nuk është zbuluar, ndërsa letra është shkruar nga Lucy, Lady Duff Gordon, stiliste e famshme mes shekullit 19 dhe 20, e njohur ndryshe si Lucille.

TitanicGruaja përfundoi nën akuzë bashkë me të shoqin, pasi u largua nga anija në mbytje me një varkë shpëtimi gjysmë bosh.

“Çfarë mendimi i këndshëm nga ana jote, të na dërgosh një telegram nga New York për të mësuar për sigurinë tonë. Duke pasur parasysh mënyrën se si jemi trajtuar në Angli pas kthimit tonë, është sikur nuk bëmë gjënë e duhur që shpëtuam. Çfarë turpi”, shkruhet në letrën dy faqëshe dërguar një mikes së saj.

Letra u shit me thuajse dyfishin e çmimit të vlerësuar në fillim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button