Home / Kuriozitete / Fobitë, ja cilat janë më të shpeshtat

Fobitë, ja cilat janë më të shpeshtat

11% e popullsisë botërore vuan nga një formë fobie, duke filluar nga një insekt, lartësitë, ashensori etj. Fobia është një frikë e pamotivuar dhe irracionale e drejtuar ndaj një objekti apo situate të veçantë e cila mund të jetë një pengesë në jetën e përditshme. E vetmja zgjidhje është duke u përballur me to si dhe duke ndjekur disa strategji.

fobiFobitë shkaktohen nga përballja traumatike me objektet që shaktojnë frikë. Në fakt çdo objekt apo situatë mund të bëhet objekt për fobi, por ndër fobitë më të përhapura janë klaustrofobia (frika nga ambientet e mbyllura), frika nga kafshët si merimanga, gjarpërinjtë, qeni, gjaku, ndërhyrjet kirurgjikale, dentisti, fenomene atmosferike dhe frika nga fluturimi.

Për të kaluar frikën mënyra më e mirë është përballimi me të, pasi bëhet fjalë për fobi që kanë lindur në trurin tonë në pjesën emotive dhe jo në atë racionale.

Kështu që duhet përshtatur me objektin dhe situatën që shkakton frikë dhe duke e parë se nga përballja me të nuk ndodh gjë, gradualisht mësohesh. Megjithatë në disa raste mund të jetë e nevojshme trajtimi te psikoterapeuti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.