Politika

Berisha: Rama urrejtje patologjike për bluzat e bardha, mjekët dhe infermierët të mos testohen

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur hakmarrje testimin e mjekëve dhe infermierëve nga qeveria duke u shprehur se qëndrimi i Ramës ndaj tyre e ka bazën në urrejtjen patologjike të tij.

berisha-basha-kishte-t-euml-drejt-euml-t-euml-largonte-topallin-dhe-patozin_hdBerisha shpjegoi se ky testim është një sistem spastrimi, fshese politike për qëndrimet e tyre të drejta. Në faqen e tij zyrtare të Facebook, Sali Berisha ka shkruar se si mjekët dhe infermierët e kanë jetik procesin e vlerësimit dhe kualifikimit dhe në këtë aspekt Shqipëria ka ligje të mira. Por sipas Berishës “provimi i Ramës është unik në planet dhe ka në bazë urrejtjen patologjike të pashërueshme të të sëmurit për mjekët, vetëm e vetëm se janë përpjekur që ta çlirojnë atë nga deliret, iluzionet e tij psikike”.

Ish-kreu i demokratëve, i ka bërë thirrje mjekëve dhe infermierëve të mos pranojnë testimin për vlerësimin e tyre duke ju nënshtruar “standardeve hakmarrëse”.

“Ju bëj thirrje mjekëve, infermierëve të mos pranojnë kurrë që të zëvendësojnë ligjin e Parlamentit për vlerësimin dhe kualifikimin e tyre me standardet hakmarrëse të bazuar në urrejtjen e një të sëmuri psikik”, shkruan Berisha në Facebook.

“Hakmarrja e të semurit psikik! Të dashur miq, në tërësi marrëdhëniet mjek-të sëmurë janë marrëdhënie njerëzore, respekti, dhembshurie, mirënjohje të ndërsjellta. Por rregulli ka gjithnjë përjashtimin, sidomos në rastet e problemeve të shëndetit mendor. Të sëmurët me psikoza afektive ndodh që armiqësohen për jetë e vdekje me mjekun, infermierët dhe kjo vetëm e vetëm se ata përpiqen me durim që ta çlirojnë nga deliret, iluzionet, halucinacionet e tij dhe nuk ia pranojnë si të vërteta. Kjo në tërësi përbën dhe suksesin e mjekimit dhe psikoterapisë.

Por në raste të veçanta kjo kthehet në një urrejtje dhe armiqësi për jetë a vdekje. Duket qartë se kjo gjë ka ndodhur me Edvin Kristaq Ramëen i mjekuar për 13 vjet rresht për psikozë afektive, pra bipolare, sipas kartelës klinike të botuar nga aktualisht këshilltari i tij më i ngushtë Imer (Mero) Baze.

Kështu që në këtë urrejtje patologjike për bluzat e bardha e ka bazën qëndrimi i tij ndaj tyre. Druaj se kjo urrejtje e shtyn atë t’iu paraqes atyre në vend të mbajtjes së premtimit për shëndetësi falas apo në vend të zbatimit të ligjit për kualifikimin e tyre, të vendosi sistemin e spastrimit, fshesës politike për qëndrimet e tyre të drejta.

Unë mendoj se mjekët dhe infermierët e kanë jetik procesin e vlerësimit dhe kualifikimit.

Në këtë aspekt Shqipëria ka ligje madje të standardeve më të mira që detyron vlerësimin e mjekëve te të gjitha niveleve, përfshi shefat e klinikave, bazuar në sistemin e krediteve ose dhe të provimit çdo 5 vjet. Ndërsa provimi i Ramës është unik në planet dhe ka në bazë urrejtjen patologjike të pashërueshme të të sëmurit për mjekët, vetëm e vetëm se janë përpjekur që ta çlirojnë atë nga deliret, iluzionet e tij psikike.

Ju bëj thirrje mjekëve, infermierëve të mos pranojnë kurrë që të zëvendësojnë ligjin e Parlamentit për vlerësimin dhe kualifikimin e tyre me standardet hakmarrëse të bazuar në urrejtjen e një të sëmuri psikik. Sb”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button