Home / Kronika / ARRSH: Gjendja e kalueshmërisë, ja akset rrugore ku duhen përdorur zinxhirët

ARRSH: Gjendja e kalueshmërisë, ja akset rrugore ku duhen përdorur zinxhirët

ARRSH dhe DPSHTRR kërkojnë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve, për të zbatuar rregullat e qarkullimit dhe njoftojnë sot për gjendjen e akseve rrugore dhe kalueshmërinë e mjeteve në to.

Images.ashx_Bëhet me dije se për ditën e sotme deri në orën 09:30, situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:

Tiranë

Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset e këtij Qarku.

Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Të bëhet kujdes në lëvizje dhe të respektohet sinjalistika.

Durrës

Nuk ka probleme në akset e këtij Qarku.

Të bëhet kujdes në qarkullim, pasi ka trafik në akset e këtij qarku.

Elbasan

Aksi Librazhd-Steblevë është i hapur.

Qarkullimi është normal në aksin Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë.

I gjithë aksi Librazhd – Stëblevë qarkullohet pa zinxhirë.

Qarkullimi bëhet me vështirësi në Shelcan, pjesë e aksit Elbasan-Gjinar, ku ka ndodhur rrëshqitja e rrugës.

Berat

Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e këtij qarku.

Në aksin Ura e Plirzës –Corovodë ka rënie gurësh në zonën e Shkëmbit të “Selanit”. Janë marrë masa për pastrimin e aksit.

Të bëhet kujdes në segmentet rrugore ku punohet.

Vlorë

Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij qarku.


Gjirokastër

Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij Qarku.

Për shkak të reshjeve të dendura duhet të kihet kujdes, mund të ketë rënie gurësh dhe shkarje dherash në akset Gjirokastër-Tepelenë në vendin e quajtur “shkalla e zezë” , dhe në aksin Ura e Leklit, Përmet në zonën e quajtur “Rapi i Kuqarit”

Në aksin drejt Cajupit rekomandohet të përdoren zinxhirët në 2 km e fundit.

Rekomandohet ecja e kujdesshme, sepse nga shirat mund të ketë rënie dherash e gurësh në rrugë.

Korçë

Gatishmëria është e plotë. Kalueshmëria pa problem.

Në të gjithë akset qarkullimi kryhet normalisht.

Në akset në drejtim të Dardhës dhe Voskopojës rekomandohet që makinat të kenë zinxhirë me vehte, për çdo situatë që mund të paraqitet nga ulja e temperaturave.

Kukës

Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij qarku.

Ka një rënie të lehtë temperaturash në zonat malore. Janë marrë masat për kriposjen e segmenteve ku ka prani ngricash.

Qarkullimi kryhet pa zinxhirë në të gjitha akset e këtij qarku.


Dibër

Ka një rënie të lehtë temperaturash në zonat malore. Janë marrë masat për kriposjen e segmenteve ku ka prani ngricash.

Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij qarku.

Në të gjithë qarkun qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Shkodër

Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset e këtij qarku.

Qarkullimi kryhet pa zinxhirë në të gjitha akset e këtij Qarku.

Fier

Nuk ka probleme për qarkullimin. Të bëhet kujdes në lëvizje, për shkak të fluksit të madh të makinave në superstradën Fier – Lushnje, dhe të respektohet sinjalistika rrugore.

Lezhë

Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij Qarku. Të gjitha akset qarkullohen pa zinxhirë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: