Arte

Ambasadori Lu, viziton me familjen Muzeun Historik dhe Etnografik të Krujës

Ambasadori i SHBA-ve në vëndin tonë, Donald Lu,   së bashku me familjen,  ka vizituar gjatë ditës së djeshme ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar “ Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeun Etnografik, Krujë.

Ambasadori-Lu-në-ambjentet-e-MuzeutLu gjatë kësaj vizite është shoqëruar nga specialistët e muzeut, të cilët i kanë treguar gjithçka lidhur me objektet, dokumentet apo edhe bibliografitë origjinale, të cilat flasin qartë për historinë e popullit shqiptar në shek. XV e më gjerë.

Ambasadori amerikanka vizituar edhe disa pavione si atë të

Ambasadori Lu me familjen duke vizituar një nga ambjentet e Muzeut
Ambasadori Lu me familjen duke vizituar një nga ambjentet e Muzeut

antikitetit dhe mesjetës së hershme, atë të principatave shqiptare, të pushtimit osman, pavionin e kështjellave mesjetare, etj.

Ambasadori së bashku me familjen e tij, ka parë mjaft objekte prej qeramike, bronxi, hekuri, bakri, faksimile të ndryshme, ikona origjinale, shkrime, këmbanë e vitit 1462, shpata origjinale të shek. XV etj.

Ndërkohë që gjatë kësaj vizite Ambasadori ka realizuar edhe fotot e rastit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button