Home / Rajoni / 46 milionë euro për projektin “Shkupi 2014” gjatë 2015

46 milionë euro për projektin “Shkupi 2014” gjatë 2015

Rreth 46 milionë euro do të harxhohen gjatë këtij viti për vazhdimin e projektit famoz “Shkupi 2014”. Lidhja Social Demokrate (LSDM) në opozitë ka drejtuar kritika të ashpra ndaj pushtetit aktual, në adresë të kryeministrit Nikola Gruevski dhe kryetarit të Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

46-milion-euml-euro-p-euml-r-projektin-quot-shkupi-2014-quot-gjat-euml-2015_hd“Në vitin 2015-të, përmes Qytetit të Shkupit për projektin ‘Shkupi 2014’ do të shpenzohen 46 milion ero. Do të jepen mjete për rrotën panoramike, fasada të reja barok dhe ndërtesa, për shatërvanë dhe shesh si dhe projekte tjera”, theksoi nënkryetari i LSDM-së, Dajman Mançevski.

Sipas tij, qytetarët e Maqedonisë kanë prioritete dhe probleme më të mëdha, se sa realizimin i këtij projekti dhe harxhimi i këtyre milionave.

Nga ana tjetër, në kuadër të projektit “Shkupi 2014” akoma nuk janë vendosur tre përmendoret me personalitete historike shqiptare, të cilat tashmë më shumë se dy vite po zvarriten dhe nuk po vendosen në lokacionet e parapara.

Në muajin gusht 2012, Komuna Qendër kishte paralajmëruar se përmendoret e Nexhat Agollit, Josif Bagerit dhe të Pjetër Bogdanit do të vendoseshin deri në fund të atij viti, por ato deri tani nuk duken askund. Ky premtim ishte dhënë edhe nga partia shqiptare në pushtet BDI, e cila është pjesë edhe e pushtetit në Qytetin e Shkupit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: