Arte

Erzen Shkololli / I ftuar në “Artgenève 2015”

Drejtori i Galerisë Kombëtare të Kosovës, Erzen Shkololli, është ftuar si mysafir nderi në edicionin e 4-të të Artgenève, që do të mbahet nga 29 janari deri më 1 shkurt 2015 në Gjenevë, Zvicër.

Salloni-i-artit-në-Artgenève-2015Artgenève 2015 do të mbledhë në këtë edicion 70 galeri nga 14 shtete të ndryshme dhe disa ekspozita dhe performanca jo komerciale të inspiruara nga tema e këtij edicioni “Qendrat & Periferitë” / “Centres & Peripheries”.

Ndër ekspozitat e këtij viti do të jenë A no-show nga Joanna Warsza kuratore e Manifesta X, ekspozitë me punë të zgjedhura nga koleksioni i Eric & Suzanne Syz kuruar nga Nicolas Trembley etj. Një vepër nga Ugo Rondinone nga koleksioni Ringier dhe një vepër nga David Zink Yi nga një koleksion privat do të jenë disa nga instalacionet në sallon.

Drejtori i GKK-së Erzen Shkololli
Drejtori i GKK-së Erzen Shkololli

Për më tepër, Anri Sala dhe kolektivi M/2 do të fillojnë Artgenève – musique në Villa Sarasin. Argenève gjithashtu do të hapë ekspozitën e jashtme të skulpturave pranë liqenit.

Si mysafir nderi i Artgenève, Shkololli do të vizitoj gjithashtu institucionet si Ethnographic Museum of Geneva (MEG), Archive Antonio Saura Foundation, Martin Bodmer Foundation, the Contemporary Art Center, Le Lignon etj.

Artgenève është një sallon dhe ekspozitë e artit, qëllimi i të cilit është të krijojë një platformë artistike në Suisse Romande – në piken e artit bashkëkohor, artit modern dhe dizajnit. Artgenève mirëpret galeritë ndërkombëtare dhe gjithashtu i kushton rëndësi dhe një hapësirë të veçante koleksioneve publike dhe private, si dhe hapësirave të pavarura dhe kuratorëve, duke pranuar dinamizmin e krijuar përmes dialogut ndërmjet institucioneve të ndryshme, shitësve të artit dhe artistëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button