Europa

Koment: Stop dhuratave!

Fituesi i zgjedhjeve i do të gjitha: faljen e borxheve të vjetra, borxhe të reja, largimin e mbikëqyrësve financiarë të trojkës dhe qëndrimin në eurozonë – kjo mund të sjellë probleme serioze, mendon Barbara Wesel.

Fituesi i zgjedhjeve në Athinë nuk po vonohet fare. Që të martën ai dëshiron të paraqesë qeverinë e tij të re dhe pastaj kësaj rruga është e hapur për negociatat e shpallura me donatorët e trojkës së urryer. Qëllimi i deklaruar i Aleksis Tsipras është ta çlirojë Greqinë nga barra e borxhit, të heqë barrën e masave të kursimit, t’i nxjerrë jashtë vendit mbikëqyrësit financiarë dhe të kërkojë nga evropianët përsëri para të reja. Kjo e fundit quhet “solidaritet”. Një program sipas motos, paturpësia fiton.

Muaj me tension për eurozonën

Bisedimet mes të rinjve në Athinë dhe vendeve të eurogrupit pritet të jenë interesante. Dhe ndoshta do të zhvillohen sipas rregullave të vjetra të mikados: kush lëviz nga pozicioni i pari humbet. Për këtë ministrat evropianë të Financave u shprehën sot në Bruksel me qetësi – ” Le të presim qeverinë në Athinë dhe kërkesat që do të na parashtohen.”

Të dyja palët tani kanë filluar të vendosin piketat. Fondi Monetar Ndërkombëtar është shprehur me zë të lartë dhe qartë se falja e borxheve që kërkon Greqia nuk është opsion. Banka Qendrore Evropiane është e të njëjtit mendim. Sinjale të ngjashme vijnë dhe nga Komisioni Evropian, dhe edhe nga qeveria gjermane në Berlin. Ndërkohë problemi kryesor që ka Greqia aktualisht nuk është niveli i borxhit prej 175% të prodhimit ekonomik, sepse vendi nuk ka nevojë aktualisht të bëjë pagesat e principalit. Edhe përqindja e interesit për kredinë është tani pas koncesioneve 2,4% pra ndërkohë më e ulët se ajo e Gjermanisë. Athinës i duhet të paguajë kredinë tek FMN-ja në Uashington, së cilës ende nuk i bëjnë përshtypje kërcënime politike të vendeve kreditore.

Barbara Wesel
Barbara Wesel

Tsipras dëshiron të ketë gjithçka dhe të mos japë asgjë

Alexis Tsipras u premtoi grekëve gjatë fushatës zgjedhore shumë, sidomos gjëra të pamundura: një program social bujar, i cili përmban në veçanti shfuqizimin e masave të kursimit, pavarësi të plotë kombëtare, faljen e borxhit dhe në të njëjtën financim të mëtejshëm nga Evropa si dhe që vendi do të mbetet në eurozonë. Edhe në prej këtyre premtimeve heqim një pjesë të mirë të retorikës së fushatës, ende mbetet një varg dëshirash të parealizueshme. BE-ja deklaron për momentin si zakonisht që do të punojnë në mënyrë konstruktive me qeverinë e re. Megjithatë, momenti kur ministrat e Financave do t’u bëjnë të qartë kolegëve nga Athina se festa mori fund do të vijë mjaft shpejt. Grekëve nuk do t’ua dhurojë njeri të gjitha gjërat menjëherë!

Dhe mbi të gjitha, askush nuk duhet të mashtrohet në Bruksel nga bukuroshi Aleksis Tsipras. Ai është një funksionar politik i cili kurrë nuk ka ushtruar ndonjë zanat dhe që në daljen në pah në radhët e partive të majta është treguar tejet i pamatur dhe i ashpër. Ai është lloji i politikanit që mund t’i besohet vetëm aq sa mund ta kesh nën mbikqyrje. Për këtë flet edhe fakti se ai tani merr në konsideratë edhe mundësinë e krijimit të një qeverie me mbështetjen e së djathtës ekstreme. Atij nuk duket se nuk i intereson që përfaqësuesit e “Partisë së Grekëve të Pavarur” mund të shkaktojnë në Evropë probleme me politikën e tyre raciste dhe kundër refugjatëve. Një qeveri e tillë mund të kthehet në një bombë jo vetëm për shkak të politikës fiskale.

Nëse qeveria e re mund të fitojnë besimin është e pasigurt

Shumë komentatorë supozojmë aktualisht se mjaft shpejt në Athinë do të sundojë përsëri arsyeja ekonomike dhe gatishmëria për kompromis. Por tek kjo nuk duhet të mbështetemi, se me sa duket, Aleksis Tsipras mund të dalë një lojtar pokeri tëpër i fortë që është i gatshëm ta shfrytëzojë pa hezitim besimin paraprak. Vendet e eurozonës duhet të përgatiten në heshtje se ndoshta mund të vijë koha kur do të jetë mpë e mençur që këtij vendi t’i tregohet dera, se sa të tërhiqesh gjithmonë për beteja të mëtejshme.

Por kjo është muzikë e së ardhmes. Së pari duhet parë se si ç’qëndrim do të mbajë Athina lidhur me zgjatjen e domosdoshme për pagimin e këstit të fundit që lidhet me një rishqyrtim të përparimit ekonomik. Qeveria greke po pret për shtatë miliardë euro nga programi i përbashkët i BE-së dhe FMN-së dhe për këtë duhet të mbajë qëndrim politik. Pas kësaj mund ta dimë se për çfarë na duhet të përgatitemi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button