Home / Kuriozitete / Është 68 vjeç dhe bëhet ushtare. Gjyshja lufton për Kievin

Është 68 vjeç dhe bëhet ushtare. Gjyshja lufton për Kievin

Një e moshuar ukrainase i është bashkuar ushtrisë për të luftuar rebelët separatistë. Ajo është në gjendje që të qëllojë njësojë si kolegët e saj më të rinj në moshë. Sipas ‘ Daily Mail’, Ekaterina Bilyik, gjyshe e 5 nipërve, banuese në Ukrainën Perëndimore, ka pranuar vullnetarisht që të luftojë përkrah ushtrisë së vendit të saj, kundër separatistëve rusë.

plaE moshuara ka marrë pjesë në të njëjtin trajnim  me ushtarët e tjerë, duke u shtrirë nëpër kampe e duke qëlluar më armë. Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase tha për ‘Daily Mail’, se Ekaterina Bilyik është 40 vjet më e vjetër,  në krahasim me moshën mesatare të ushtrisë, por pavarësisht kësaj ajo ka kaluar të gjitha testet e ushtrisë  dhe së shpejti  do të luftojë në vijën e frontit.

Saktësia e saj me armë, është e krahasueshme me atë të një njeriu të shëndetshëm dhe të ri. Ushtarët e thërrasin 68-vjeçaren me nofkën  “The Punisher” për shkak të mungesës së mëshirës ndaj armiqve. “Ata duhet ta kuptojnë që Ukraina është një vend i lirë dhe nëse nuk u pëlqen të kthehen në Rusi. Pasi përjetova pushtimin nazist, jam e gatshme që të bëj gjithçka që duhet, për të mbrojtur vendin tim nga akte të tilla tiranie”,-tha gruaja

Leave a Reply

%d bloggers like this: