Home / Politika / Ambasada amerikane memorial Holokaustit nëpërmjet familjes Kadiu

Ambasada amerikane memorial Holokaustit nëpërmjet familjes Kadiu

Në kuadër të përkujtimit të ditës së Holokaustit edhe Ambasada e SHBA në Tiranë  tonë ka zgjedhur një mënyrë mjaft intersante për të përcjellë emocionet e kësaj dite.

10955556_10152747847660838_1490045630885942127_nAmbasada ka vendosur që të sjellë në memorie të gjitha përpjekjet që populli shqipëtar ka bërë për të mbrojtur hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Familja Kadiu ka treguar historinë e saj me dy miq hebrenj të cilët I kishte strehuar në 1944 dhe me të cilët kishte ruajtur kontakte edhe pas çlirimit..

Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook” Ambasada Amerikane shkruan për  Holokaustin se,  “Sot është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit dhe ne do ta përkujtojmë duke ndarë me ju disa nga fotot dhe historitë e Z. Norman Gershman, të cilat tregojnë për familjet shqiptare që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ato janë, ende sot, histori të fuqishme të mirësisë njerëzore dhe një dëshmi e vërtetë të traditës unike shqiptare të besës.

Historia e Besim dhe Aishe Kadiu — “Në atë kohë, ne jetonim në Kavajë. Në vitin 1940, për një kohë të shkurtër, familja jonë strehoi dy hebrej grekë nga fashistët italianë. Ata quheshin Jakov dhe Sandra Batino, dhe ishin vëlla e motër. Ata erdhën tek ne nga Tirana. Babai i tyre kishte qenë i internuar në një kamp nga italianët. Më vonë në 1944, të frikësuar nga nazistët, Jakovi dhe Sandra kërkuan përsëri strehim tek ne. Një tjetër familje strehoi prindërit e tyre.

Sandra, Jakovi dhe unë ishim miq të ngushtë. Ne të gjithë jetonim në të njëjtën dhomë gjumi. Mbaj mend që ne bëmë një vrimë në hekurat e dritares sonë të pasme të gjumit, në mënyrë që ata të mund të largoheshin nëse gjermanët zbulonin se ata ishin fshehur tek ne. Ne vazhdimisht kontrollonim për patrullat gjermane. Kur gjermanët filluan duke kërkuar për hebrenjtë shtëpi-më shtëpi, babai im i shoqëroi Jakovin dhe Sandrën në një fshat të largët. Më pas ne u dërgonim atyre gjithçka të nevojshme, derisa vendi u çlirua. U bë një festë e madhe në Kavajë. Më kujtohet telegrami që morëm nga Jakovi dhe Sandra dhe gëzimin e madh të çlirimit. Shumë shpejt, ata u nisën për në Tiranë dhe më pas për në Izrael.

Unë kam shumë letra dhe fotografi të mrekullueshme nga Izraeli. Në 1992, isha e ftuar aty për të marrë çmimin “Fisnik mes Kombeve” në emër të familjes sime, dhe për një periudhë unë kam qenë Kryetare e Shoqatës Shqiptaro-Izraelite të Miqësisë. Ato kanë qenë vite plot frikë, por miqësia e mposhti të gjithë frikën.” Historia e treguar nga Merushe Kadiu (vajza e Besim dhe Aishe Kadiu)

Më 21 korrik, 1992, Yad Vashem vlerësoi Besim Kadiun dhe bashkëshorten e tij, Aishe Kadiu, me çmimin “Fisnik mes Kombeve.”, përfundon postimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: