Home / Arte / Teater / “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” në skenën e Stambollit

“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” në skenën e Stambollit

 Romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” i shkrimtarit të mirënjohur shqiptar Ismail Kadare, dramatizuar nga Jeton Neziraj, kishte premierën dje në Teatrin “Instanbul Büyükşehir Belediyesi Şehir Tiyatroları” në Stamboll, Turqi.

Foto-nga-shfaqjaNë një njoftim për media qendra Multimedia, informon se dramatizimi i “Gjeneralit…” [Ölü Ordunun Generali] i përkthyer në turqisht nga Bilge Emin, është vënë në skenë në teatrin kryesor të qytetit të Stambollit, nga regjisori i mirënjohur turk M. Nurullah Tunxher.

Teatri TurkNë njoftim thuhet se shfaqjen e interpretojnë një kast prej 20 aktorësh, kurse në realizimin skenik të saj janë angazhuar një numër i madh bashkëpunëtorësh. Mësohet se “Gjenerali…” do të jetë shfaqja qendrore në repertorin e këtij teatri gjatë këtij sezoni.

“Kjo është vepra e parë e një autori nga Shqipëria që vihet në skenë nga një teatër në Turqi, kurse drama e tretë e autorit nga Kosova, Jeton Nezirajt në teatrot turke. Vitin e kaluar janë inskenuar dhe dy dramat e tij “Yue Madeleine Yue” dhe “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës”, e dyta në Teatrin Kombëtar të Turqisë, ku vazhdon të shfaqet me sukses”, njoftojnë mediumet turke.

Leave a Reply

Your email address will not be published.