Home / Europa / Merkel përgëzon Alexis Tsipras për detyrën e re si kryeministër i Greqisë

Merkel përgëzon Alexis Tsipras për detyrën e re si kryeministër i Greqisë

Kancelarja gjermane Angela Merkel përgëzoi sot Alexis Tsipras, kryeministri i ri grek që ka dalë nga e majta radikale, duke i uruar “shumë forcë dhe suksese”, sipas një teksti të publikuar nga kancelaria e Berlinit.

merkel-greqi1-300x200“Ju përgëzoj për marrjen e detyrës si kryeministër i republikës helenike. Ju merrni funksionet tuaja në një periudhë të vështirë, gjatë së cilës do të përballeni me një përgjegjësi të madhe”, shkruan kancelarja.

“Shpresoj se bashkëpunimi me ju mund të përforcojë dhe të thellojë miqësinë mes popujve tanë, që tradicionalishtë janë të mira dhe të thella”, shtoi ajo.

“Për punën që ju pret si kryeministër ju uroj shumë forcë dhe suksese”, përfundoi Merkel.

Zëdhënësi i Merkelit, Steffen Seibert, kishte njoftuar dje se kancelarja gjermane do t’i dërgontë një telegram përgëzimi Tsipras-it pas marrjes së detyrës zyrtarisht si shefi i ri i qeverisë greke.

Leave a Reply

%d bloggers like this: