Home / Qeveritare / Bushati: Shqipëria, gjithmonë në krah të lirisë dhe tjetrit

Bushati: Shqipëria, gjithmonë në krah të lirisë dhe tjetrit

Prej 2 vitesh tashmë, Ministria e Jashtme në 27 janar, sjell si një traditë ceremoninë e përkujtimit të “Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit”.

Përkujtohet-sot-Dita-Ndërkombëtare-e-Holokaustit-Foto-Flor-Abazi-3Në moton “Kujto tjetrin-Kujto veten”, në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar, një përfaqësi e gjërë diplomatike në vend, krerët fetar, mjaft deputetë e ministra morën pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Jashtme në bashkëpunim me zyrën e OKB-së në Tiranë dhe MHK.

Të pranishmit gjatë aktivitetit

Të pranishmit gjatë aktivitetit

Një shembull kanë qënë edhe shqiptarët e asaj kohe me kontributin që ka dhënë në atë periudhë, duke shpëtuar mijra jetë nga komunitetit hebre e çifut, dhe si për të nënvizuar këtë fakt, gjatë ceremonisë u çel edhe ekspsozita e quajtur “Besa”, e cila paraqiste me anën e 20 fotografive dhe mjaft dokumenta arkivorë, pikërisht kontributin e shqiptarëve.

“Me anën e kësaj tradite nën moton Kujto Tjetrin-Kujto veten, ceremonia e sotme është një thirrje dhe apel që kurrë më barbaria mos gjej vend tek ne” u shpreh gjatë çeljes së aktivitetit Minsitri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

“Jemi krenar” vijoi Bushati në fjalën e tij, “që shqiptarët

Foto nga ekspozita "Besa"

Foto nga ekspozita “Besa”

kontribuan në mbijetesën e mijra hebrejnve, dhe nuk u treguan indiferent kundrejt holokaustit”.

“U shfaros inteligjenca e një epoke” vazhdoi ministri Bushati, “me mijra jetë të pafajshme u morën gjatë asaj periudhe që mishëronte anti-semitizmin, por ne do të jemi gjithmonë në krah të lirisë dhe tjetrit, dhe ky takim e tregon edh sot me anën e pranisë tuaj” u shpreh Bushati gjatë fjalës së tij përpara gjithë të pranishëm në sallë.

Ndërkohë që përpara se të çelej ekspozita “Besa”, takimin e përshëndeti edhe Ambasadori i Izraelit në Tiranë David Cohen I cili gjithashtu në fjalën e tij, përveç të tjerash nënizoi kontributin e shqiptarëve, gjithashtu edhe një përfaqësuese e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri e cila lexoi edhe mesazhin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Moon.

Leave a Reply

%d bloggers like this: