Home / Qeveritare / Rama: Trishtim i papritur për ikjen nga jeta te Gent Demaliajt

Rama: Trishtim i papritur për ikjen nga jeta te Gent Demaliajt

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të këngëtarit të njohur Gent Demaliaj, duke e konsideruar atë një lider të “Djemve të Detit”.

“Trishtim i papritur për ikjen nga jeta të Gent Demaliajt, lideri i famshëm i Djemve të Detit që prodhuan tinguj aq tërheqës për të rinjtë “,, shkruan Rama në statusin e tij ne  Facebook.

Këngëtari i njohur Gent Demaliaj u nda nga jeta në moshën 40- vjeçare nga nje semundje e rëndë.

Në vitin 2013, me një vendim të Këshillit të Ministrave, Qeveria shqiptare i dha atij një shumë prej 35 milionë lekësh për t’u kuruar jashtë vendit. Në vitin 2013, ai u diagnostikua me kancer dhe që atëherë, ai bënte vazhdimisht kimioterapi në Tiranë dhe Itali.

Homazhet në nder të tij do të bëhen nesër në orën 12:30 në ambientet e RTSH, ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet në orën 14:00.

Leave a Reply

%d bloggers like this: