Europa

BE: Falja e borxhit grek për momentin e panevojshme

Vizita e Dijsselbloem në Athinë nuk lidhet me ndonjë mandat zyrtar të eurogrupit. Mministri gjerman i Financave Schäuble është i qetë.

Ministri i ri grek i Financave, Giannis Varoufakis, i cili nuk mori pjesë në takimin e ministrave evropianë të Financave të martën (27.01) në Bruksel, e konsideron programin e donatorëve ndërkombëtarë për Greqinë si “torturë financiare”. Ministrat e Financave të BE-së u përpoqën të reagonin të qetë lidhur me lajmet për koalicionin e të majtëve dhe të djathtëve populistë në Greqi. Kreu i 19 vendeve të eurozonës, holandezi Jeroen Dijsselbloem, njoftoi se do të shkojë në Athinë të premten (30.01) për t’u takuar dhe njohur me ministrin e Financave.

Ministrat evropianë të Financave presin për momentin të marrin vesh se cilat janë përfytyrimet e qeverisë së re për bashkëpunimin e mëtejshëm për financimin e Greqisë. “Ata kanë dëshirë të qëndrojnë në eurozonë dhe mbi këtë bazë mund të mbështetemi”, tha Dijsselbloem.

Schäuble: Ne jemi të qetë

“Nëse ata nuk duan më ndihma, ne nuk kemi ose të ngulim këmbë”, tha ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble pas takimit. Vizita e Dijsselbloem në Athinë nuk lidhet me ndonjë mandat zyrtar të eurogrupit. Programi aktual i ndihmës për Greqinë përfundon më 28 shkurt. Kur ky të përfundojë me një raport përfundimtar të trojkës së inspektorëve të BE-së, Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, mund të diskutohet për një kredi të mëtejshme parandaluese për ndonjë emergjence fiskale. Përveç kësaj ende nuk është paguar kësti i fundit i programit që po skadon. Në këtë situatë nga zgjedhjet në Greqi që ai i respekton shumë, nuk ka ndryshuar gjë, tha Wolfgang Schäuble në Bruksel. “Ne jemi të qetë,” tha Schäuble.

Ai tha se Gjermania ka kontribuar relativisht shumë për faljen e një pjesë të borxhit grek, kur para tre vjetësh kreditorët privatë i falën Greqisë rreth 100 miliardë euro.

BE: Falja e borxhit për momentin e panevojshme

Afatet për shlyerjen e borxhit nga ana e Greqisë janë mbi 30 vjet. Po ashtu edhe rreth 240 milionë eurot që duhet të paguajë Greqia si përqindje interesi për kredinë janë kthyer në formë këstesh. Sipas prognozave të FMN-së në rast se Greqia vazhdon me kursin e deritanishëm deri në vitin 2020 boxhi i saj do të ulet nga 170% të prodhimit bruto në 112%. Borxhi pra do të ulet dhe kërkesa e kryeministrit Alexis Tsipras për faljen e borxhit nuk është e nevojshme.

Politikanët konservatorë në Bruksel thonë se Greqia në të kaluarën nuk i ka përdorur si duhet të ardhurat dhe fondet dhe prandaj po paguan tani edhe çmimin e kësaj politike. Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble pranoi se populli grek po vuan, por tha se vendet e eurozonës nuk mund të vihen kaq lehtë nën presion, duke reaguar kështu për deklaratën e Alexis Tsipras se do t’i griste marrëveshjet me trojkën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button