Home / Europa / Berlini: Greqia duhet të tregohet “e drejtë” ndaj atyre që e ndihmuan

Berlini: Greqia duhet të tregohet “e drejtë” ndaj atyre që e ndihmuan

Ministri gjerman i Ekonomisë dhe zëvendëskancelari, Sigmar Gabriel, i kërkoi sot qeverisë se re greke që të jetë “e drejtë” ndaj personave në Gjermani dhe në Evropë që u treguan solidarë në të kaluarën.

ee1138-300x200“Gjermania e respekton zgjedhjen demokratike të Grekëve, por duhet që të repektohet një parim drejtësie kundrejt popullsisë sonë, kundrejt njerëzve në Gjermani dhe në Evropë që u treguan solidarë me grekët duke dhënë ndihma që prej vitit 2010″, tha Gabrieli gjatë një konferencë për shtyp.

Qeveria greke që doli nga votimet e së dielën kërkon të rinegociojë borxhin e saj dhe ngrihet kundër reformave të dhimbshme që janë aplikuar nga paraardhësit e tyre.

“Por nëse Greqia nuk do që të zhvillojë reformat e nevojshme, ajo që nuk shkon është se duhet të paguajnë të tjerët që punojnë, dhe nuk mund t’i shpjegoj këtë gjermanëve dhe gjermaneve, kjo nuk është e mundur”, argumentoi Gabrieli.

Vendet e eurozonës i kanë dhënë Greqisë 200 miliardë euro nëpërmjet shumë palenesh ndihmë, përmes një fondi garant të paraqitur nga ky vend anëtar. Ekonomia më e madhe në eurozonë, Gjermania, është gjithashtu ajo që ka dhënë më shumë për Greqinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.