Home / Kronika / Kronika e zeze / Përcillet në banesën e fundit lideri i grupit “Djemtë e Detit”, Gent Demaliaj

Përcillet në banesën e fundit lideri i grupit “Djemtë e Detit”, Gent Demaliaj

Përcillet në banesën e fundit lideri i grupit “Djemtë e Detit”, Gent Demaliaj. Në hollin e RTSH-së u zhvilluan homazhe në nder të këngëtarit, një prej vokaleve më të spikatur të baladave dhe rock-ut shqiptar. Të afërm, miq e adhurues të muzikës së Demaliajt u përkulën me nderim përpara trupit të pajetë të këngëtarit, ndërsa në sfond dëgjoheshin këngët e tij.

10403389_10204822438473413_3855115064816699376_nGentian Demaliaj nuk arriti ta fitonte betejën me sëmundjen e rëndë që e kishte prekur prej disa vitesh dhe humbi jetën në moshën 40-vjeçare. Ai ishte i martuar dhe ka një vajzë, Edean, këngëtare shumë e talentuar që ka fituar në Festivalin e Shkodrës, çmimin “Zërat më të mirë”, ndërsa në Festivalin e Tiranës u vlerësua me çmimin “Interpretuesja më e mirë”. Për të vazhduar ëndrrën dhe për të treguar dashurinë ndaj të atit, ajo vendosi të provojë talentin e saj të trashëguar në muzikë dhe momentalisht ka kaluar fazat e para të audicioneve të “X Factor Albania”.

“Jakup Ferri”, “Ëndrrat që për ty i thura”, “Jo tani”, “Epos”, “Mos qaj” janë vetëm disa prej hiteve të këtij grupi. Gent Demaliaj është solisti i “Djemve të Detit”, një nga grupet shqiptare të rrokut, krijuar që në vitin 1989 e mbase një ndër më të rrallët e muzikës sonë.

Të shumtë kanë qenë artistët që kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të kolegut të tyre, Demaliaj.

Elton Deda: “Një mik i shtrenjtë i gjeneratës së rock-ut shkoi sot pranë engjëjve. Lamtumirë Gent Demaliaj! S’po di çfarë të shkruaj”.

Alketa Vejsiu: “Gent Demaliaj luftoi deri në momentin e fundit, por jeta nuk u tregua bujare. Nuk të jap dot fjalën që nuk do qajmë për ty. Lamtumirë Gent!”

Ermal Mamaqi: “Jo mos qaj ti o njeri i vetmuar, Se jeta dorën ty nuk ta dha… Gentjan Demaliaj Lamtumirë…”

Aurela Gace: “Mos qaj, mos qaj. Mos qaj për vdekjen o njeri…. Genti i Djemve të Detit. Kështu të thërrisnim… I paharruar qofsh për familjen e miqtë e gjithë fansat e tu. Luftove gjatë me sëmundjen, por tani shpirti yt u prehtë në paqe e të qofte dheu i lehtë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.