Home / Politika / Nishani: Asistenca e Komisionit të Venecias, mjaft e frytshme

Nishani: Asistenca e Komisionit të Venecias, mjaft e frytshme

Presidenti i Republikës dhe njëkohësisht Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Bujar Nishani priti sot Presidentin e Komisionit të Venecias, Gianni Buqicchio, i cili po viziton zyrtarisht Shqipërinë në kuadër të reformës në drejtësi.

presidenti-nishani-presidenti-i-komisionit-te-venecias-2Kreu i shtetit shqiptar pasi e falënderoi Presidentin Buquicchio për deklaratat e djeshme mbështetëse ndaj përafrimit të gjyqësorit shqiptar pranë standardeve dhe praktikave më të mirë evropiane, vlerësoi si shumë të frytshëm e të vlefshëm rolin dhe asistencën e Komisionit të Venecias në Shqipëri për konsolidimin e institucioneve të pavarura demokratike, forcimin e shtetit të së drejtës, si dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

presidenti-nishani-presidenti-i-komisionit-te-veneciasPresidenti Nishani theksoi nevojën për ekspertizë nga Komisioni i Venecias për realizimin e një reforme tërësore dhe pa militantizëm politik që do t’u shërbejë nevojave për drejtësi të qytetarëve shqiptarë, si dhe u dakortësua me zotin Buquicchio për mënyrën se si duhet hartuar dhe zbatuar kjo reformë e domosdoshme dhe jetike.

Nga ana e tij, Buquicchio shprehu edhe njëherë vlerësimin për rolin e Presidentit Nishani, duke e siguruar njëkohësisht atë për të gjithë gatishmërinë e Komisionit të Venecias për të ofruar përvojën dhe asistencën e saj në hartimin dhe zbatimin e suksesshëm të një reforme vërtet gjithëpërfshirëse të sistemit gjyqësor në Shqipëri.

Leave a Reply

%d bloggers like this: