Home / Europa / Francë, video-mesazh “nga Ferri” për të dekurajuar të rinjtë t’i bashkohen ISIS( Video )

Francë, video-mesazh “nga Ferri” për të dekurajuar të rinjtë t’i bashkohen ISIS( Video )

Një video e titulluar “Ferri mbi tokë”, prodhuar nga Qeveria franceze është duke u shfaqur kudo në media dhe rrjetet sociale për të dekurajuar, veçanërisht të rinjtë francezë, për t’iu bashkuar organizatës terroriste ISIS.

xhihadVideoja dy-minutëshe tregon skena të tmerrshme të konfliktit dhe ekzekutimeve nga xhihadistët, pamje bardhë e zi të njerëzve që kryqëzohen, që hidhen nga shkëmbinjtë, që i heqin zvarrë pas një kamioni me paralajmërimin e Qeverisë mbi to: “Ferri mbi tokë”

Përsa i përket fëmijëve sirianë, larg asaj që xhihadistët tregojnë për jetën e lumtur, video tregon sesi vriten civilët prej tyre dhe shfaq imazhet e foshnjeve të plagosura që vdesin vetëm, larg shtëpisë. Një tjetër mesazh iu drejtohet qartësisht grave: Ata ju thonë të vini dhe ngrini një familje me një nga heronjtë tanë”, por në realitet ju do t’i rrisni fëmijët tuaj në mes të luftës dhe terrorit.

Më shumë se 1000 qytetarë francezë iu janë bashkuar grupeve ekstremiste për të luftuar në Siri apo Irak apo janë duke planifikuar për t’iu bashkuar.

Video-mesazhi vjen tre javë pas dy sulmeve terroriste në Paris mbi gazetën satirike “Charlie Hebdo” dhe një supërmarketi në lagjen e hebrenjve. Aty janë përdorur imazhe të marra nga faqet e internetit të vetë xhihadistëve.

Efekti “shok”

“Ne do ta shpërndajmë këtë video në masë në rrjetet sociale me qëllim që të rrisim maksimalisht numrin e të rinjve që i dëgjojnë thirrjet e Xhihadit. Ne shpresojmë t’i shokojmë at,”- tha Drejtori i Zyrës së Shtypit të Qeverisë franceze për agjensinë e lajmeve “France Presse”.

Qeveria franceze ka muaj që ka nisur betejën kundër asaj që quhet “propaganda terroriste në internet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.