Qeveritare

Kodheli: Shqipëria, kontribuese e rëndësishme në Aleancë

-Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, takim me Zv/Kryetarin e Komiteti Ushtarak të NATO-s, Gjeneral Lejtnant Mark Schissler-

 IMG_8474Shqipëria është një kontribuese e rëndësishme në Aleancën e NATO-s, tha të enjten ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, gjatë një takim me Zv/Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Gjeneral Lejtnant Mark Schissler.

Ministrja Kodheli e njohu atë me angazhimet e Shqipërisë lidhur me detyrimet karshi Aleancës. Të dy bashkëbiseduesit folën për zhvillimet e fundit në kufijtë lindorë dhe jugorë të Aleancës dhe ndanë mendimin se Shqipëria është një kontribuese e rëndësishme në këto përpjekje të përbashkëta dhe se vendi ynë ka një besim të plotë dhe të palëkundur mes partnerëve për të vazhduar në rrugën e nisur në angazhimin për të vendosur sigurinë.IMG_8459

Duke u ndalur tek zhvillimet në rajon, Kodheli tha se nuk mund të vazhdojë të ketë një zonë gri mes Aleancës, ajo duhet të integrohet në strukturat euroatlantike. Sipas ministres së Mbrojtjes, këtu po përqëndrohet dhe ndikimi negativ që vjen nga lindja dhe nga jugu, ndaj ne duhet të bëjmë sa më shumë që të rrisim sigurinë e rajonit dhe Aleancës.

IMG_8409

Jeronim Bazo shprehu vullnetin e lidershipit politiko-ushtarak për të qenë krah për krah vendeve aleate në operacionet e NATO-s. Ky vullnet shprehet më së miri me vazhdimin e kontributit me forca në misionin e ri “Resolute Support” në Afganistan si dhe vijimin në misionin KFOR. Më herët, Gjeneral Schissler ka patur takime edhe me Zv/Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button