Qeveritare

Reagim/Veliaj: Ne mbajmë premtimet për ndërtimin e qëndrave rinore

-Duke u nisur nga deklaratat e dy ditëve më parë të Bashkisë së Tiranës, lidhur me qendren rinore qe MMSR po rikonstrukton, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, reagoi  te enjten në një deklaratë për median.

ministri-Erion-Veliaj2-466x350“Jam këtu për të folur për një premtim të dhënë nga Lulëzim Basha që do të bënte qëndra rinore, në të gjithë minibashkitë. Por, duke qënë se ne kemi bërë një premtim të përbashkët për të ndërtuar qëndra rinore, mua më takon ta mbaj premtimin dhe jo sikundër ka vepruar kryetari i Bashkisë së Tiranës”.

Sipas ministrit Veliaj, më parë ky objekt ishte një strip-club, por ky nuk është modeli dhe nuk përfaqëson rininë shqiptare.

Veliaj theksoi se “Bashkia e Tiranes ka interes te mbroje strip-klubet, në vend që të mbështesë më shumë qëndra rinore dhe hapësira, siç dhe ka premtuar 4 vjet më parë “.  Para se Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ta përcaktonte këtë objekt si qëndrën e re rinore të Tiranës, ky objekt ka qënë një strip-klub i skeduar nga policia për trafiqe, armëmbajtje pa leje dhe shperndarje droge.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button